Aktualitet

Incidenti në Elbasan, Meta: Masa ndaj atyre që terrorizojnë shqiptarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:13 - 15/03/21 |
Opi Nion

Gjatë konferencës së të hënës, Presidenti, Ilir Meta ka komentuar edhe përplasjen e ndodhur ditën e djeshme midis militantëve të PS dhe të PD.

Ai tha se aktivitetet e liderëve politikë nuk duhet të përplasen në një kohë teksa theksoi se përgjegjës sipas tij është kryetari i bashkisë dhe policia.

Më tej Meta tha se eksperimente të tilla nuk duhet të ekzistojnë do të ketë veprime të paimagjinushme për ato që përpiqen të terrorizojnë shqiptarët.

“Nuk ka forcë që e ndal presidentin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky kryeministër bën akte të dhunshme ndaj gazetarëve, montazhe ndaj kandidatëve të opozitës për t’i shpërfytyruar një bulizëm i madh, i cili mendon se mund të dhunojë një popull të tërë dhe të parafiksojë rezultatin e zgjedhjeve, sipas porosive të bandave. Siç patë dhe ato të Elbasanit që kanë dalë për të mbrojtur pasurinë te tyre kriminale. Le të bërtasin të gjithë “Meta Ik”, as nuk shqetësohëm, pse duhet të reagoj me dhunë. Pse i përplasin aktivitetet në të njëjtën kohë, e kujt është përgjegjësia? E atij që ka bashkinë e atij që kontrollon policinë. Eksperimente të tilla nuk duhet të ekzistojnë do të ketë veprime të paimagjinushme për ato që përpiqen të terrorizojnë shqiptarët. U bëj thirrje popullit shqiptar që të mbrojnë votën e lirë nga kushdo. Mos prisni president të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur vendin tonë. Kam një plan të qartë për mbrojtjen e çdo vote të shqiptarëve. Qytetarët e Shqipërisë duhet që ti thërrasin mendjes dhe të tregojnë përgjëgjshmerinë e duhur për të vlerësuar votën e tyre”, ka thënë Meta./Opinion.al

Pas