Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Incidenti në “Elbasan Arena/ KS Skëndërbeu: Partizani dështoi në organizimin e ndeshjes

2016/10/31 at 1:14 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Incidenti  në “Elbasan Arena/ KS Skëndërbeu: Partizani dështoi në organizimin e ndeshjes

Një ditë pas incidentit të rëndë në ‘ Elbasan Arena” ku luhej ndeshja Partizani-Skëndërbeu, ka reaguar KS Skëndërbeu në lidhje më organizimin dhe  arbitrimin e ndeshjes.


Në deklaratë lidhur me arbitrimin e ndeshjes thuhet: ”Pasoja administrative për faktin që, ekipi organizator bëri të pamundurën për ta fituar takimin me çdo mënyrë duke shtuar presionin tek gjyqtarët por pa e arritur dot qëllimit, pasi ndeshjet fitohen në fushën e lojës, e jo në tribunat VIP të stadiumit. Nuk janë drejtuesit ata që luajnë, as tifozët, por futbollistët në fushën e blertë.   Një presion shumë i madh për gjyqtarët e ndeshjes të cilët nuk arritën të nxirrnin kartonin e dytë të kuq për lojtarin e ekipit kundërshtar. Ndërhyrje brutale të cilat duheshin ndëshkuar, por e kuptojmë që për shkak të presionit të madh që u krijua nuk arriti ta ndëshkonte. Gjithë ky presion ndikoi në ecurin e ndeshjes pas minutës se 65’ të takimit”.

Ndërsa përsa i përket incidenteve ata ia vejnë fajin organizatorve të ndeshjes, që ishte Partizani sepse kjo sfidë nuk ishte pergatitur siç duhej, dhe nuk ishin marrë masat e duhura dhe shprehen të irrituar për këtë gjë që ndodhi me tifozët ku ata shprehen :” Në “mikëpritjen” e tifozeve Korçar në Elbasan pati pasoja materiale. Gurë dhe sende të tjera të forta drejt autobuzëve të tifozëve Korcar duke thyer xhamat e autobuzëve tanë.Tifozeria nga Tirana është shoqëruar me eskortë policie nga kryeqyteti dhe sigurisht që kjo gjë nuk ndodhi me tifozerinë tonë që gjë vërtetohet shumë lehtë nga pamjet filmike. Acarimi i tifozerisë korçare në stadium ka një arsye shumë të fortë, goditja e tyre dhe e autobuzave në momentin që ato i afrohen stadiumit.

Dhe në fund ata bëjnë thirrje që të merren masa drastike dhe të ndërgjegjësohen klubet për të marra masat e duhura që duhen për organizimin e një ndeshje normale. Futbolli luhet në fushën e blertë dhe le ta fitojë ai që e meriton.

Deklarata e plotë e KF Skëndërbeu:

“KF Skënderbeu reagon në lidhje me ndeshjen e zhvilluar ditën e dielë në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit midis Partizanit të Tiranës dhe Skënderbeut të Korçës.

Ne si klub dënojmë rëndë të gjitha ngjarjet e ndodhura para dhe gjatë takimit të cilat vijnë si pasojë e dështimit të organizimit të ndeshjes. Një dështim i turpshëm i cili la pasoja morale, materiale por edhe administrative.

Pasojat morale, duke përfshirë drejtues, lojtarë dhe tifozët e Skënderbeut, ata që ishin prezent por edhe ata që e kanë ndjekur takimin nga TV. Sharje dhe ofendime, jo në tribunën e ultrasve, por edhe në atë VIP të stadiumit.

Pasoja materiale në “mikpritjen” e tifozëve Korçar në Elbasan. Gurë dhe sende të tjera të forta drejt autobuzëve të tifozëve Korcar duke thyer xhamat e autobuzëve tanë.Tifozeria nga Tirana është shoqëruar me eskortë policie nga kryeqyteti dhe sigurisht që kjo gjë nuk ndodhi me tifozerinë tonë që gjë vërtetohet shumë lehtë nga pamjet filmike. Acarimi i tifozerisë korçare në stadium ka një arsye shumë të fortë, goditja e tyre dhe e autobuzave në momentin që ato i afrohen stadiumit.

Pasoja administrative për faktin që, ekipi organizator bëri të pamundurën për ta fituar takimin me çdo mënyrë duke shtuar presionin tek gjyqtarët por pa e arritur dot qëllimit, pasi ndeshejt fitohen në fushën e lojës, e jo në tribunat VIP të stadiumit. Nuk janë drejtuesit ata që luajnë, as tifozët, por futbollistët në fushën e blertë. Një presion shumë i madh për gjyqtarët e ndeshjes të cilët nuk arritën të nxirrnin kartonin e dytë të kuq për lojtarin e ekipit kundërshtar.

Ndërhyrje brutale të cilat duheshin ndëshkuar, por e kuptojmë që për shkak të presioni të madh që u krijua nuk arriti ta ndëshkonte. Gjithë ky presion ndikoi në ecurin e ndeshjes pas minutës se 65’ të takimit.

Gjatë gjithë gjithë kohës ishte përshtjelluar një situatë e cila degjeneroi në sharje ofendime dhe në dhunë drejt tifozëve, të tilla skena në stadiumin e Korçës nuk mund të imagjinohen e jo më të ndodhin dhe një dëshmi e gjallë është sfida e fundit e sezonit të kaluar në Korçë midis Skënderbeut dhe Partizanit, ku ekipi mik fitoi përballjen direkte me rezultatin 0-1. Çfarë incidenti ndodhi? ASGJE!

Edhe një herë, bëjmë thirrje që të merren masa drastike dhe të ndërgjegjësohen klubet për të marra masat e duhura që duhen për organizimin e një ndeshje normale. Futbolli luhet në fushën e blertë dhe le ta fitojë ai që e meriton”

 

 

Etiketa: Kf Skenderbeu


Ju sugjerojmë

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

14 Shtator, 2025 11:43 am
Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
Kronikë

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14 Shtator, 2025 11:27 am
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
Aktualitet

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 Shtator, 2025 11:24 am
Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit
Bota

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit

14 Shtator, 2025 11:01 am
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael
Bota

“Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA”, Rubio nis takimet në Izrael

14 Shtator, 2025 10:14 am
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Arrestohet një tjetër kryebashkiak së bashku me 47 zyrtarë, tensione në Turqi

14 Shtator, 2025 10:07 am
Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
Aktualitet

Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri

14 Shtator, 2025 9:25 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 shtator 2025

14 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

14 Shtator, 2025 8:05 am
Para
Video/ Aksidentohen futbollistët, shtyhet ndeshja Ballsh-Patos

Video/ Aksidentohen futbollistët, shtyhet ndeshja Ballsh-Patos

“Xhaka Champions”, ja si e shikon Taulanti përplasjen me sivllaun e tij

Foto/ Dedikimi emocionues i Granit Xhakës për Taulantin: “Je futbollisti im i preferuar”

Foto/ Ledina Çelo poza provokuese në sy të fëmijëve, fansat e “kryqëzojnë”

Foto/ Ledina Çelo poza provokuese në sy të fëmijëve, fansat e “kryqëzojnë”
















TE FUNDIT

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Sot protestë në Hagë, qytetarë e veteranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
14 Shtator, 2025

Shqiptarë nga Amerika dhe vende të ndryshme të Evropës janë bërë bashkë sot në Hagë për një protestë të thirrur...

Lexo më shumë

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim
14 Shtator, 2025

Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në...

Lexo më shumë

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
14 Shtator, 2025

Me qindra shqiptarë janë mbledhur përpara dhomave të specializuara në Hagë. Mësohet se  policia holandeze ika ndaluar shqiptarët që të...

Lexo më shumë

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit

Vrasësi i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore, shkatë me miqtë pas krimit
14 Shtator, 2025

Vrasësi i dyshuar i aktivistit Charlie Kirk jetonte me partneren e tij transgjinore. 22-vjeçari Tyler Robinson ishte në një marrëdhënie romantike me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com