Aktualitet

Incidenti me rusët në Gramsh, Peleshi: S’përjashtohet të jetë bërë për të …



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 22/08/22 |
Opi Nion

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi kanë dalë në një konferencë për mediat ku po japin sqarime lidhur me incidentin e ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh dhe në Poliçan.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi tha se nuk përjashtohet që ngjarja të ketë ndodhur për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

“Institucionet kanë vepruar në kohë dhe ky është lajm i mirë. Unë konfirmoj se ne jemi të përgjegjshëm dhe secili nga ne theksoj se duhet të ruhet nga spekulimet mediatike apo politike. Nuk është hera e parë që tursitë të huaj kanë kuriozitet të fotografojnë dhe duhet sqaruar se ka disa nivele të pronave apo bazave të ushtrisë. Ka theksoj shumë site ish-ushtarake që janë të vizitueshme por sa kohë që janë në mbikëqyrjen e Forcave të Armatosura vizita duhet të bëhet me leje. Ky është rasti i Gramshit apo dhe i Policat, Ne sot nuk kemi Industri të armëve, ka aktivitet sporadik të demontimit të armëve të ndryshme. Ku demontohen herë pa herë armë që sekuestrohen, pra bëhet thjesht shkatërrimi dhe më pas çuarja për skrap. Por ky nuk është aktiviteti i vërtetë i uzinës së Gramshit i para viteve ’90. E njëjta gjë edhe me Poliçanit, me një sasi modeste do të thoja ka një aktivitet të vazhdueshme. Pra them se nuk ka aktivitet ushtarak të mirëfilltë , por kjo nuk e relativizon ngjarjen në Gramsh. Ata kanë tentuar të hyjë në të, njëri ka kapërcyer rrethimin dhe kur është ndaluar nga ushtarët tanë ka reaguar në mënyrë të dhunshme. Ngjarja e Gramshit po trajtohet me seriozitet për shkak të dhunës , dhe faktit që kemi të bëjmë me tre të huaj me pasaporta ruse që nuk kanë qenë vetme në Gramsh dhe si ngjarje na shqetëson fakti se mund të ketë patur synim për të devijuar vëmendjen nga një ngjarje tjetër. Pra meriton ta shohim edhe në mënyrë të tërthortë. Kemi shumë struktura të tjera që përpunojnë çdo informacion, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë. Ne jetojmë në një rajon delikat, rajoni i Ballkanit është kompleks, Shqipëria është kampion në Ballkan sa i përket qartësisë për orientimin e saj”-tha Peleshi.

Pas