Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një incident gjatë takimit në samitin e studentëve tek Piramida, ku një studente ka hedhur salcë në kokën e Ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
Deputeti i PSsë, Pandeli Majko ishte dëshmitar në eventin për Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, ku ministrja Nikolla u qëllua me salcë nga aktivistë të Lëvizjes për Universitetin.
Majko ka shprehur solidaritet me Ministren pas incidentit. “Shpreh solidaritetin tim me ministren Nikolla, nuk pranoj fyerjet publike. Jemi këtu për t’iu thënë mos përsërisni gabimet tona,” tha ai.