Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Incidenti me KF Tërnocin / FSHF i drejtohet Federatës Serbe të Futbollit, kërkon të sqarohet ngjarja dhe të merren masa

2025/04/13 at 12:44 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Incidenti me KF Tërnocin / FSHF i drejtohet Federatës Serbe të Futbollit, kërkon të sqarohet ngjarja dhe të merren masa

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Federatës Serbe të Futbollit, duke shprehur shqetësimin e saj të thellë në lidhje me incidentin e ndodhur më 6 prill në Bosilegrad, gjatë ndeshjes së kampionatit në ligën e pestë të Serbisë midis KF Tërnocit dhe Mladostit.

Sipas pamjeve të publikuara në media dhe komunikatës së vetë klubit të Tërnocit, në përfundim të ndeshjes, forca të policisë serbe janë futur në fushën e lojës, ku kanë ushtruar dhunë fizike ndaj futbollistit Veton Zeqiri, ndërsa ndaj pjesëtarëve të tjerë të ekipit janë përdorur fyerje dhe kërcënime. Më pas, policia ka bastisur dhomat e zhveshjes, duke kontrolluar edhe sendet personale të lojtarëve.

Në letrën drejtuar FFS-së, Federata Shqiptare e Futbollit thekson se ky incident ngre pikëpyetje mbi kushtet në të cilat ekipet dhe lojtarët marrin pjesë në veprimtaritë futbollistike dhe se situata të tilla mund të ndikojnë edhe në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjelltë.

“Ndajmë shqetësimin tonë në lidhje me një incident të ndodhur së fundmi me ekipin KF Tërnoci gjatë ndeshjes së zhvilluar më 6 prill në Luginën e Preshevës. Sipas disa raportimeve mediatike dhe pamjeve filmike të bëra publike, në përfundim të ndeshjes, forcat e policisë kanë hyrë në fushë, kanë ushtruar forcë fizike ndaj të paktën një lojtari z. Veton Zeqiri dhe më pas kanë kryer kontrolle në dhomën e zhveshjes së ekipit, duke kontrolluar edhe sendet personale të lojtarëve.

Ky incident ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm dhe ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet në të cilat ekipet dhe lojtarët marrin pjesë në veprimtaritë futbollistike. Situata të tilla jo vetëm që rrezikojnë mirëqenien e të përfshirëve, por mund të ndikojnë edhe në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjelltë elemente thelbësore për sportin tonë, sidomos në kuadër të përgatitjeve tona të përbashkëta për UEFA Euro U21 2027”, thuhet në letrën e FSHF-së, që njëkohësisht kërkon që të sqarohen faktet dhe të merren hapat e duhur që të gjithë lojtarët dhe ekipet të trajtohen me drejtësi e dinjitet.

“Në këtë kontekst, ju drejtohemi me mirëkuptim dhe respekt për të kërkuar që Federata e Futbollit e Serbisë të shqyrtojë me vëmendje këtë çështje, të ndihmojë në sqarimin e fakteve dhe, aty ku është e nevojshme, të ndërmarrë hapat e duhur për të garantuar që të gjithë lojtarët dhe ekipet, pa dallim të trajtohen me drejtësi, dinjitet dhe në përputhje me parimet që përfaqëson sporti ynë”.

Ju sugjerojmë

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Bota

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

23 Janar, 2026 10:24 pm
E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Aktualitet

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

23 Janar, 2026 9:06 pm
Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
Bota

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 Janar, 2026 8:28 pm
Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
Politikë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

23 Janar, 2026 7:32 pm
Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Bota

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 Janar, 2026 5:11 pm
Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
Bota

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

23 Janar, 2026 3:49 pm
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Bota

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

23 Janar, 2026 3:07 pm
Para
Ndotja akustike/ Policia e Tiranës aksion për matjen e nivelit të zhurmave, biznesi i parë gjobitet me 3 mln lekë

Ndotja akustike/ Policia e Tiranës aksion për matjen e nivelit të zhurmave, biznesi i parë gjobitet me 3 mln lekë

Do shiste pistoletën në Tiranë/ Arrestohet 21-vjeçari, në pranga edhe shoku i tij për moskallëzim krimi

Do shiste pistoletën në Tiranë/ Arrestohet 21-vjeçari, në pranga edhe shoku i tij për moskallëzim krimi

Moti i mirë gjallëron bregdetin/ Qytetarët shijojnë fundjavën në Durrës e Velipojë

Moti i mirë gjallëron bregdetin/ Qytetarët shijojnë fundjavën në Durrës e Velipojë

TE FUNDIT

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
23 Janar, 2026

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më...

Lexo më shumë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
23 Janar, 2026

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, i ka dërguar përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u...

Lexo më shumë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
23 Janar, 2026

Polonia ka njoftuar dërgimin e qindra gjeneratorëve në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike. Sulmet në sistemin energjetik ukrainas kanë çuar në ndërprerje afatgjata...

Lexo më shumë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
23 Janar, 2026

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ka mbajtur fjalë e tij gjatë takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com