Të paktën ka një garë! Ky mund të jetë përkufizimi më i afërt me atë çka po ndodh në PD për zgjedhjen e kryetarit të ri të Forumit Rinor. Pas incidentit të mbrëmshëm në Vlorë, kryetari Lulzim Basha ka mbledhur sot ne zyrë kandidatët e garës,por ende nuk ka asnjë informacion se çfarë është diskutuar. Emrat e Belind Kellicit, Enri Cenos, Lisandër Hoxhës, Ervin Salianjit, Greta Kocit dhe Oriela Nebiajt janë në listën e kandidatëve, ndonese ka zëra se preferenca e lidershpit aktual janë për Belind Kellicin. Megjithatë, ngjarja e djeshme në Vlorë ku më shumë vota mori kandidati Salianji, i mbështetur edhe nga anëtarë te forumit rinor socialist që votuan për të e kanë bërë interesante garën. A është cilësore për kandidaturat apo është thjesht luftë për influencë e grupimeve rivale në PD? Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa takimi i Vlorës do të pasohet dhe me 11 takime të tjera në qarqe për të rezultuar me fituesin.