Të pakën 150 persona janë ndaluar nga policia në Bruksel si pasojë e incidenteve të ndodhura mes një grupi manifestuesish dhe policisë. Përplasjet kanë ndodhur në lagjen Matongé e banuar kryesisht nga afro-belgë, pasi aty ishte zhvilluar një manifestim paqësor me të paktën 10 mijë pjesëmarrës kundër racizimit, në kujtim të George Floyd. Në përfundim të manifestimit, një grup I dhunshëm prtestuesish ka sulmuar policinë dhe dyqanet përreth./Opinion.al