HIMARE- Aksioni i IKMT për prishjen e godinës tre katëshe në Himarë është shoqëruar me përplasje mes pronarëve dhe inspektorëve.
Duke kundërshtuar prishjen e objektit, pronarët janë konfliktuar jo vetëm verbalisht, por kanë qëlluar me gurë mbi inspektorët dhe gazetarët që po ndiqnin aksionin.
Pronarët kundërshtojnë shembjen e ndërtesës së tyre, e cila preket nga projektit i ndërtimit të shëtitores kryesore të Himarës, bazuar në V.K.M e datës 09.12.2015.
Sipas saj, qeveria shqiptare merr përsipër edhe kompensimin e plotë financiar të prishjes së këtyre objekteve për qëllime publike.
Specialistët e IKMT kanë vlerësuar se puna për prishjen e dy objekteve buzë detit, për shkak të madhësisë së tyre do të vijojë për të paktën dy ditë dhe IKMT së bashku me struktura të tjera kanë marrë përsipër edhe pastrimin e vendit nga mbetjet inerte.