Teksa luhej ndeshja e ekipeve të kategorisë III, Sporting Tirana dhe Bulqiza, dy lojtarë të ekipeve respektive pasi u shanë me njeri tjetrin kaluan dhe me konfrontim fizik.
Më tej në fushën e Kamzës kanë plasur tifozët e Bulqizës që kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen. Tre – katër futbollistë të Sportingut mes tyre dhe kapiteni u qëlluan me grushte nga ana e tifozëve.
Incidenti ndodhi në minutën e 38 dhe rezultati ishte 3 me 0 në favor të Bulqizës.