Janë shënuar dy gola të shpejtë në derbin Tirana-Partizani. Kur është duke u luajt ende pjesa e parë rezultati është 1-1.
Por, pas golit të parë të Partizanit, ka ndodhur një incident mes tifozëve të Partizanit dhe drejtorit të stadiumit, i cili goditi me tymuese tifozët.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit që shoqëruan drejtorin e stadiumit dhe qetësuan situatën.
Golin për Partizanin e shënoi Sukaj, ndërsa pas pak momentesh barazoi Muça./T.CH