SHKUP- Një përleshje masive ka ndodhur në natën e së martës midis dhjetëra të rinjve në autobusin me numër 64 që u zhvillua në afërsi të stacionit të autobusëve Simpo.
Sipas informacioneve të para jozyrtare përleshja ka shpërthyer në autobusin e transportit publik, dhe në rrahje janë përfshirë dy grupe të maqedonasve dhe shqiptarëve, thuhet në mediat shqiptare të Maqedonisë.
Pas incidentit ka reaguar Ministria e Brendshme, e cila bën të ditur se disa persona janë shoqëruar në polici. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje. Incidentet mes shqiptareve dhe maqedonasve janë të vazhdueshme në shtetin fqinj.