Katër roje janë sulmuar dhe plagosur nga një i burgosur shqiptar pasditen e djeshme në burgun e Gorizia-s në Itali.
Në njoftimin e autoriteteve italiane thuhet se “4 policë të burgut që ishin në shërbim, i janë drejtuar spitalit si pasojë e plagëve të marra nga një agresion. Gjatë një operacioni normal kontrolli në qeli një i burgosur shqiptar, ka sulmuar agjentët në shërbim dhe duke shkatërruar tërësisht dhomën. Falë profesionalizmit dhe ndërhyrjes së shpejtë të personelit, është evituar që çështja të degjeneronte më tej”, shkruhet në raport.
Sipas mediave italiane, policisa e burgut në muajin Mars kanë denoncuar edhe me foto situatën e rëndë strukturore dhe organike të burgut , ndërsa aktualisht nëpërmjet personelit është rritur shqetësimi për një vështirësinë në punë.