Nard Ndoka, kryetar i Partise Demokristiane te Shqiperise, ka publikuar disa foto dhe nje video ku denoncon: “akt vandalist ndaj automjetit të Shefit të Fushatës Elektorale në Fierzë, të Bashkisë Fushë Arrëz, Gjin Pjetri”. Sipas tij, “gjatë takimeve elektorale në fshatra të thellë të Bashkisë Fushë Arrëz kemi levizur me automjetin fuoristrade të Z.Gjin Pjetri, sëbashku edhe me kandidatin e PD-së per Pukën Z.Prel Gjoni. Të friksuar dhe xhelozuar nga mbeshtetja elektorale në rritje ndaj alternatives politike te ‘Opozites së Bashkuar’, individe kriminale demtuan automjetin e parkuar, gjatë kohës qe ne zhvillonim takime me banore të zonës përreth. Kerkojme nga Policia e Shtetit zbardhjen e menjehershme të ketij akti vandalist dhe venien para drejtesisë të autorëve të ketij akti kriminal!”