Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratori, një anëtare e Komisionit bashkëpunoi me SPAK

2023/12/10 at 3:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratori, një anëtare e Komisionit bashkëpunoi me SPAK

Afera e inceneratorit të Tiranës, ka vënë nën akuzë 13 zyrtarë të administratës dhe dy biznesmenët e njohur Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Tre ditë më parë, policia ekzekutoi një sërë urdhër arrestesh të firmosura nga Gjykata e Posaçme.

Në dosjen e përgatitur nga SPAK, të cilën Klan News e ka konsultuar, vërehet lehtësisht se të gjithë zyrtarët e marrë në pyetje kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj shkeljeve, ose kanë shprehur mosdijeninë e tyre për episode më të rëndësishme të dhënies së Koncesionet. Në kërkesën për masat e arrestit, drejtuar Gjykatës vërehet se në një moment prokurorët deklarojnë se një nga anëtarët e komisionit konsiderohet bashkëpunues për ta, duke kërkuar masë më të lehtë, atë të arrestit shtëpiak.

Zyrtarja në fjalë ka dëshmuar më gjatë se të tjerët duke rrëfyer se ka qenë në minorancë gjatë të gjithë procesit dhe se shumica e komisionit ka qenë e prirur qe gjithçka të mbyllej shpejt sipas studimit të fizibilitetit që kishte dorëzuar kompania e Mërtirit dhe Zotos.

“E pyetur në lidhje me hartimin e studimit të fizibilitetit që ka bërë komisioni dhe se si janë nxjerrë të dhënat që ai përmban, kjo shtetase ka deklaruar se studimin e ka dorëzuar shoqëria propozuese, ndërsa Komisioni thjesht ka formalizuar studimin dhe nuk ka bërë asnjë verifikim të tij.”

Sipas saj, komunikimin me kompaninë e mbanin dy nga anëtarët e komisionit që ishin punonjës të ministrisë së Mjedisit. Në datën 17 Gusht 2017, Komisionit i është paraqitur i gatshëm një procesverbal, në të cilin shkruhej se kompania “Integrated Energy BV” vlerësohej me 100 pikë si ofertues i vetëm duke përfituar bonusit prej 8%. Në atë moment sipas saj, të gjithë anëtarët janë detyruar të firmosin.

Në dosjen e SPAK vërehet se sipas kërkesa të Ligjit, komisioni duhej të kërkonte edhe një aprovim nga Avokatura e Shtetit, përpara se të firmoste kontratën e Kompaninë e Mërtirit dhe Zotos. Sipas dëshmisë së dhënë nga anëtarja në fjalë e Komisionit, zbulohet se vërejtjet kryesore të zyrës së Avokatit të Shtetit nuk janë marrë parasysh.

“Ajo deklaron se nuk janë reflektuar të gjitha mendimet që ka shprehur Avokatura e Shtetit, por vetëm disa prej tyre, pasi në të njëtën ditë që ka kthyer përgjigje Avokatura, është lidhur edhe kontrata me shoqërinë koncesionare. Ajo deklaron se kontratën koncesionare jua ka sjellë komisionit, shtetasi Bledar Karoli dhe ju është lënë vetëm 30 minuta kohë për ta konsultuar. Ajo deklaron se nuk iu është lënë as  koha e nevojshme për ta lexuar. Ajo deklaron se kontrata është nënshkruar jashtë orarit zyrtar si dhe i është thënë që ishte porosi e Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që kontrata duhej finalizuar sa më shpejt dhe pa kundërshtime.”

Sipas dosjes së SPAK, një nga elementët më të rëndësishëm të aferës është edhe mospërfshirja në përfitimet e kompanisë koncesionare të të ardhurave nga inertet që do të dërgoheshin në impjantin e Sharrës, nga subjekte të ndryshme private apo publike. Asnjë nga anëtarët e Komisionit nuk iu përgjigj SPAK për shkakun se përse nuk është llogaritur si përfitim i kompanisë zëri i interteve, ndërkohë që në projekt parashikohej të ndërtohej edhe landfilli i Inerteve.

Në ndryshim nga anëtarët e tjerë të komisionit, dëshmitarja e SPAK ka theksuar se ‘ në lidhje me zërin inerte, shtetasi Klodian Zoto ka qenë shumë i interesuar që të përfshihej në kontratë detyrimi që të gjitha inertet e prodhuara në Tiranë të dërgoheshin në landfilld./Klan News

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Tornadot godasin SHBA, 6 të vdekur

Tornadot godasin SHBA, 6 të vdekur

Zbardhet dosja e inceneratorit të Tiranës, kompjuteri i Klodian Zotos zbërtheu lidhjet e tij me zyrtarët

Zbardhet dosja e inceneratorit të Tiranës, kompjuteri i Klodian Zotos zbërtheu lidhjet e tij me zyrtarët

A ka tentuar vrasësi i Liridona Ademajt të vetëvritet? Kreu i SHKK: Mes 3 të dyshuarve nuk ka… 

A ka tentuar vrasësi i Liridona Ademajt të vetëvritet? Kreu i SHKK: Mes 3 të dyshuarve nuk ka... 

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com