Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratori/ Këshilltari i Kokës e informonte Klodian Zoton me email, njihte komisionin pa u zgjedhur

2023/12/09 at 6:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Inceneratori/ Këshilltari i Kokës e informonte Klodian Zoton me email, njihte komisionin pa u zgjedhur

Klodian Zoto është mbajtur i informuar përgjatë gjithë kohës që ishte në pritje për të marrë me koncension inceneratorin e Tiranës nga kompania e tij. Në dosjen e vendimit të firmosur nga gjyqtarja Irena Gjoka, shkruhet se në datën 3 mars 2016, ministria e Mjedisit, që drejtohej në atë kohë nga Lefter Koka, i dërgon një email bashkisë së Tiranës si kthim përgjigje që konfirmon se midis stafeve teknike të dy institucioneve është arritur në përfundimin që procedura të vazhdohet nga Ministria e Mjedisit duke propozuar ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës.


Megjithatë, 1 ditë para, pra në datën 2 mars 2016, në lidhje me përgjigjen e ministrisë , është vënë në dijeni Klodian Zoto, aksionar i “Integrated Technology Services” sh.p.k. Në dosjen e SPAK thuhet se kjo është dokumentuar nga të dhënat e përftuara në kompjuterin e sekuestruar në banesën e Klodian Zotos më 14 dhjetor 2021. Zotos i është dërguar një email nga ish-këshilltari i jashtëm i Lefter Kokës, Vladimir Bezhani, i cili njëkohësisht rezulton i punësuar në kompaninë e Klodian Zotos, pa shkuar asnjë herë në punë dhe duke përfituar 800 mijë lekë në muaj. Më herët, më 19 shkurt 2016, Bezhani i ka nisur një tjetër email Zotos, përmes së cilit i dërgon master planin e menaxhimit të mbetjeve në Tiranë.

Po të dërgoj Master Planin për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta Urbane të Tiranës, hartuar nga JICA (Japonezët). Është një material tepër i plotë, që do të na shërbej edhe për studimin e fizibilitetit përfundimtar, pavarësisht opsionit që do të përzgjidhet. Ladi.

Në vijim, në datën 5 shtator 2016, me urdhër të Lefter Kokës është ngritur komisioni për dhënien e koncensionit të inceneratorit të Tiranës, i cili kryetare kishte Valbona Ballgjinin dhe anëtar: Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Sidita Temalin, Etleva Kondin, Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun.

Megjithatë, përpara 5 shtatorit, konkretisht 3 ditë me herët, kur komisioni akoma nuk ishte formuar, Klodian Zoto i ka nisur në emailin privat Ballgjinit dokumentacionin e kërkuar nga ministria e Mjedisit në lidhje me koncensionin, kur në fakt akoma ajo nuk ishte emëruar si anëtare apo kryetare e komisionit.

Në të njëjtën ditë emaili nga Zoto i ka shkuar edhe ish-drejtoreshës në drejtorinë juridike te “Mjedisi”, Alba Thoma, e cila pasi është marrë në pyetje nga SPAK ka deklaruar se e ka orientuar sekretari i përgjithshëm i ministrisë në atë kohë, Alqi Bllako, që t’i siguronte informacione të nevojshme që i nevojiteshin për të konceptuar shkresat.

Pra, Klodian Zoto ka qenë në dijeni të përbërjes së komisionit të dhënies së koncensonit ende pa u shpallur zyrtarisht.

“Rezulton se shtetaset Etleva Kondi dhe Valbona Ballgjini kanë patur komunikime me shtetasin Klodian Zoto, pronari i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, të cilit i është dhënë konsulencë juridike për hapat e ndjekjes procedurës së dhënies së koncesionit” thuhet në faqen 11 të dosjes

Emrin e Alqi Bllakos e përmendi kur u mor në pyetje edhe Valbona Ballgjini, sipas të cilës ai i kishte thënë se disa dokumente do t’i vijnë nga një përfaqësues i shoqërisë propozuese dhe më pas ia ka dorëzuar vetë Bllakos.

Në dosjen e vendimit të gjyqtares Irena Gjoka zbulohet se komunikimi mes Ministrisë së Mjedisit “Integrated Technology Services” sh.p.k të Klodian Zotos ka nisur kohë më parë përpara se të bëhej propozimi i pakërkuar.

“Letër interesi’ që shoqëria e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit ka dërguar më 23 qershor 2016 në ministrinë e Mjedisit dhe propozimi është hartuar nga Vladimir Bezhani, i cili figuron se punonte për shoqërinë e Klodian Zotos njëkohësisht ishte dhe në rolin e këshilltarit të jashtëm i Ministrit të Mjedisit, në atë kohë Lefter Koka. Madje në dëshminë e tij ka treguar se ka qenë Bllako i cili i kishte gjetur punën tek shoqëria Klodian Zoto.

Ndonëse kjo shkresë nuk gjendet në Ministrinë e Mjedisit apo në Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës është zbuluar në kompjuterin e Klodian Zotos dhe rezulton se kjo është hartuar fillimisht nga Këshilltari i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka Vladimir Bezhani.

Në 15 qershor 2016 Vladimir Bezhani ia ka dërguar këtë shkresë me email Klodian Zoto, në adresat e email-it të tij.

Më pas, në datën 20.06.2016 kjo shkresë është përpunuar nga punonjësja e shoqërisë së Zotos dhe i është dërguar për aprovim Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në adresat përkatëse.

21 qershor 2016 – Një ditë më pas kjo shkresë është nisur nga punonjësja e shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, shtetasja Sevi Zani, tek adresat elektronike të përfaqësuesve të shoqërive të huaja, “Paul Eurth Italia SPA”, “Energy Recuperator SPA”, “De Mare Srl”, “Arcadis”.

23 qershor 2016, tre ditë më pas shoqëria “Energy Recuperator S.P.A”, “Paul Eurth Italia S.P.A” “Integrated Technology Services” sh.p.k, kanë dërguar shkresën pranë Ministrisë së Mjedisit, me lëndë “Letër interesi” , ndërkohë që ende nuk kishte përfunduar studimi I fizibilitetit.

28 qershor 2016, 5 ditë më parë në kthim përgjigje që ministria e Mjedisit i dërgon  shoqërive “Energy Recuperator S.P.A”, “Paul Wurth Italia S.P.A” “Integrated Technology Services” sh.p.k, dhe për dijeni Bashkisë Tiranë shkruan se propozimi konsiderohet i pranueshëm dhe paraqet interes publik, si dhe i ka kërkuar dokumentacion shtesë.

Kjo shkresë kthim-përgjigje është konceptuar nga Lediana Karalliu, përgjegjëse për mjedisin në Ministrinë e Mjedisit, miratuar nga Athanas Karaja, konfirmuar nga ish zyrtari i ministrisë së Mjedisit Pëllumb Abeshi dhe nënshkruar nga vetë ministri i asaj kohe Lefter Koka.

Në dosje zbulohet se shkresa kishte të njëjtën model nga dy koncesionet e tjera atë të Elbasanit dhe të Fierit.

“E pyetur për këtë fakt shtetasja Ledjana Bojaxhi (Karalliu), me funksionin Përgjegjëse për mjedisin në Ministrinë e Mjedisit, e cila pasi është njohur me shkresën e mësipërme, ajo ka deklaruar se nënshkrimi që gjendet pranë emrit të saj është e saj, por nuk i kujtohet nëse shkresa është konceptuar nga ajo. Ajo deklaron se ky model shkrese mund të ketë qenë gati edhe për dy koncesionet e tjera, atë të Elbasanit dhe të Fierit dhe e ka marrë modelin gati, dhe thjesht e ka riformuluar, ose shkresa mund të jetë konceptuar nga ndonjë punonjës i Ministrisë së Mjedisit dhe asaj i ka shkuar thjesht për ta firmosur, dhe pasi e ka parë atë i është dukur në rregull

Më 24 gusht 2016 Ministria e Mjedisit kërkon caktimin e anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit nuk ka pasur ende një projekt të realizuar nga “Energy Recuperator S.P.A”, “Paul Wurth Italia S.P.A” “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Më 31 gusht 2016 shoqëria holandeze “Integrated Energy BV”, e formuar nga bashkimi I tre shoqërive më sipër i dërgon një shkresë ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës ku vetëm liston dokumentet e kërkuara por pa dokumentacionin shoqërues të kësaj shkrese, e cila në fund ka vulë por mungon nënshkrimi I përfaqësueses së shoqërisë.

Me shkresën kthim-përgjigje, nr. 3535/1 prot, datë 06.06.2023, të Ministrisë së Mjedisit, është dërguar një kopje me origjinalin e të gjithë dokumentacionit që gjendet në arkivin e këtij institucioni, përsa i përket procedurës koncesionare me objekt: “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzituese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezulton se nuk gjendet asnjë nga dokumentet, të cilat citohen të listuar nga shoqëria propozuese “Integrated Energy B.V” me shkresën e datës 31.08.2016, shkresë e cila është protokolluar me nr.4101/2 prot., datë 01.09.2016, në Ministrinë e Mjedisit.



Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Donte të kanoste një shtetas e qëlloi me armë zjarri në tokë, në kërkim 2 persona

9 Maj, 2025 11:03 am
Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën
Aktualitet

Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën

9 Maj, 2025 11:02 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

I akuzuar për trafik droge, SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

9 Maj, 2025 10:51 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngërçi institucional/ Osmani ftesë partive politike për zhbllokimin e situatës

9 Maj, 2025 10:45 am
Kosova ende pa Kuvend të ri, pas dështimit më të fundit për konstituimin e tij
Rajoni

Kosova ende pa Kuvend të ri, pas dështimit më të fundit për konstituimin e tij

9 Maj, 2025 10:40 am
Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë në familjen evropiane i sigurt e i pakthyeshëm!
Aktualitet

Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë në familjen evropiane i sigurt e i pakthyeshëm!

9 Maj, 2025 10:27 am
India dhe Pakistani shkëmbejnë sulme me artileri të rëndë
Bota

India dhe Pakistani shkëmbejnë sulme me artileri të rëndë

9 Maj, 2025 10:20 am
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

“Vota jote nuk ka çmim”/Ambasada e SHBA: Është e ardhmja jote!

9 Maj, 2025 10:15 am
‘Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut’, kryeministri Rama: Qyteti jeton mes harmonisë fetare
Aktualitet

Rama zbulon datën: Ja kur mbahet Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

9 Maj, 2025 10:09 am
Gjyqi me Agron Shehajn/ Adriatik Lapaj në GJKKO e paditi për shpifje
Aktualitet

Gjyqi me Agron Shehajn/ Adriatik Lapaj në GJKKO e paditi për shpifje

9 Maj, 2025 10:00 am
Para
Inceneratori i Tiranës/ BIRN: Si u vunë zyrtarët publikë në shërbim të aferës koncesionare

Inceneratori i Tiranës/ BIRN: Si u vunë zyrtarët publikë në shërbim të aferës koncesionare

“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize

“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize

Dalin në shitje pasuritë e paluajtshme me vlerë marramendëse të Berlusconit, një prej vilave nuk “preket”

Dalin në shitje pasuritë e paluajtshme me vlerë marramendëse të Berlusconit, një prej vilave nuk “preket”
















TE FUNDIT

Donte të kanoste një shtetas e qëlloi me armë zjarri në tokë, në kërkim 2 persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
9 Maj, 2025

Donte të kanoste një shtetas dhe dyshohet se qëlloi me armë zjarri në tokë ndërsa drejtonte automjetin, policia shpall në...

Lexo më shumë

Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën

Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën
9 Maj, 2025

Dita e shtunë sipas meteorologëve do të ketë vranësira dhe reshje shiu kryesisht gjatë paradites. Ndërsa ndryshe parashikohet dita e...

Lexo më shumë

I akuzuar për trafik droge, SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
9 Maj, 2025

SPAK ka kërkuar dënimin e Islam Sefës për trafikim lëndësh narkotike me 17 vite burgim. Nëse dënohet, Islam Sefa përfiton...

Lexo më shumë

Ngërçi institucional/ Osmani ftesë partive politike për zhbllokimin e situatës

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
9 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com