Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratori i Tiranës, Tabaku: Bashkia rriti 30% taksën e pastrimit

2020/10/16 at 12:01 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratori i Tiranës, Tabaku: Bashkia rriti 30% taksën e pastrimit

Partia Demokratike ka vijuar akuzat për kontratat e konçesioneve të inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat nga vendi ku pritet të ndërtohet inceneratori i Tiranës, ish-deputetja Jorida Tabaku e konsideroi atë një histori vjedhjeje, korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve.

“Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhjeje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve.Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës u krijua vetëm një ditë përpara se ta merrte këtë koncesion. Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncesion prej 130 milionë eurosh. Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro. Këto shuma marramendëse, këto shifra të jashtëzakonshme, janë të pakonceptueshme për qytetarët, që sot vuajnë për bukën e gojës dhe për bizneset që ulin qepenat.”, deklaroi ish-deputetja e PD.

Tabaku akuzon Bashkinë e Tiranës se rriti me 30% tarifën e pastrimit për të paguar kompaninë në parajsë fiskale, ndërkohë që përgjegjësit e këtij korrupsioni janë Rama, Veliaj dhe Ahmetaj.

“Kostot e këtij inceneratori po i paguajnë qytetarët e Tiranës. Paguajnë nga buxheti i shtetit çdo ditë. 25 milionë euro janë paguar për atë karabinë atje, e për atë mal plehrash, ndërkohë që do të paguhen edhe 400 milionë euro të tjera. 30% janë rritur tarifat e pastrimit për qytetarët e Tiranës, ndërkohë që edhe vetë Bashkia e Tiranës përveçse jep pagesa direkte për inceneratorin, paguan 29 euro për tonë mbetjesh që depoziton këtu. Kjo histori e pastër korrupsioni dhe vjedhje ka një emër. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj”, u shpreh Jorida Tabaku.

Partia Demokratike ka analizuar të gjitha dosjet e këtyre kontratave koncesionare dhe do t’i çojë ato përpara drejtësisë, tha Tabaku, duke i konsideruar si vjedhjen më të pashoqe në Shqipëri dhe abuzimi më i madh në këto 30 vite.

“Jemi këtu për të denoncuar se si njëkohësisht, bashkë me qytetarët e Tiranës që paguajnë një tarifë më të lartë pastrimi, edhe Bashkia e Durrësit është detyruar që të derdhë këtu mbetjet. Këto furgona pastrimi që vijnë pas meje, që vijnë nga Durrësi dhe i derdhin këtu mbetjet, i kushtojnë qytetarëve të Durrësit 14 milionë euro nga buxheti i tyre dhe po ashtu tarifat e pastrimit në qytetin e Durrësit do të rriten. Kjo histori vjedhje, kjo histori korrupsioni, kjo histori e cila është e pashoqe për Shqipërinë, një nga abuzimet më të mëdha të këtyre 30 viteve, do të ketë të vendosur përpara drejtësisë pas 25 prillit. Ndërkohë që sot jemi këtu për të dokumentuar atë që kemi vite, kemi muaj që denoncojmë.

Marrin paratë publike, marrin paratë e shqiptarëve ndërkohë që këtu nuk ka absolutisht asnjë investim. Kjo kompani e cila është në parajsat fiskale, një kompani guaskë në të cilën fshihet Arben Ahmetaj dhe Edi Rama, është shembulli më i mirë se si këta kanë punuar dhe operuar për tetë vite. Se si kanë vjedhur buxhetin e shtetit, se si kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, se si sot duan të përpiqen që të na gënjejnë dhe mashtrojnë.

Qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, më 25 prill do t’i thonë stop vjedhjes edhe për këtë korrupsion që është këtu pas krahëve tona”, përfundoi ish-deputetja demokrate./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
Sport

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

29 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

29 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

29 Dhjetor, 2025 4:00 pm
Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë
Bota

Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

29 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
Rajoni

Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat

29 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Kryesore

Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

29 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Aktualitet

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq

29 Dhjetor, 2025 3:24 pm
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare
Bota

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

29 Dhjetor, 2025 2:54 pm
Para
Dyshohet se përdhunoi mbesën e mitur, caktohet masa për 67-vjeçarin

Dyshohet se përdhunoi mbesën e mitur, caktohet masa për 67-vjeçarin

“Merrni atlete e pije freskuese”, Gati faza e dytë për rekrutimet në BKH

“Merrni atlete e pije freskuese”, Gati faza e dytë për rekrutimet në BKH

Gratë në grevë urie: Do vijojmë protestën deri sa kërkesat të plotësohen

Gratë në grevë urie: Do vijojmë protestën deri sa kërkesat të plotësohen

TE FUNDIT

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
29 Dhjetor, 2025

Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe mashtruese që po...

Lexo më shumë

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
29 Dhjetor, 2025

Shefi i inteligjencës së jashtme të Estonisë, Kaupo Rosin tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues se Rusia synon të...

Lexo më shumë

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
29 Dhjetor, 2025

Boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në Nigeri, teksa...

Lexo më shumë

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
29 Dhjetor, 2025

Ditën e sotme në strukturën e Policisë së Shtetit ka pasur disa ndryshime, shkarkime nga detyra dhe emërime të reja....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com