SPAK ka lëshuar 15 urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës.
Sipas Balkanweb mësohet se në listën e urdhër arresteve janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Po ashtu urdhërarrest ka edhe për Taulant Tushën, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.
Më herët SPAK ka vendosur sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, pasi nga hetimi paraprak zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.