Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratori i Tiranës, hetimet zbulojnë shkeljet dhe lidhjet me biznesmenët e përfshirë

2023/12/09 at 8:11 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës

Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës, të cilat çuan në lëshimin e 15 urdhërave të arrestit, kanë zbuluar një seri parregullsishë në procedurat e ndjekura për t’i dhënë koncencionin kompanisë fituese. Përveç shkeljeve ligjore, thuajse e gjithë praktika është realizuar në bashkëpunim me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensionit.


Ngjashëm me rastet e Elbasanit dhe Fierit, edhe për inceneratorin e Tiranës, siç rezulton nga hetimet, makineria shtetërore ka qenë gati e tëra, në shërbim të biznesmenëve Zoto dhe Mërtiri. Aktet e Prokurorisë dëshmojnë se ishin ata që kanë kontrolluar të gjithë procesin nga fillimi deri në fund, ndërsa funksionarët shtetërorë të përfshirë, kujdeseshin të mbyllnin procedurat pa vonesë, sipas interesave të dy sipërmarrësve.

Në njoftimin zyrtar vihet në dukje se “shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të Zotos, ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit”.

Po ashtu kjo shoqëri, “është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare,me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie”.

Edhe dokumentat e koncensionit , rezultojnë “të jenë hartuar nga punonjësit e Zotos, i cili ua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit. Ndërsa përllogaritjet e kostove në studimin e fizibilitetit, janë marrë – sipas Prokurorisë së Posaçme – nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre”. Gjë e cila ka sjellë në një fryrje të kostove që sot janë të detyruara të paguajnë bashkitë e Qarkut Tiranë.

Lidhja e sipërmarrësve me ish drejtuesit e ministrisë së Mjedisit, ministrin Lefter Koka dhe sekretarin e përgjithshëm në atë kohë, Alqi Bllako, duket të ketë qenë aq e fortë, sa këta të fundit, nuk janë shqetësuar as për faktin se kompania “Integreted Energy BV”, me seli në Hollandë, nuk ishte rregjistruar si subjekt në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç e kërkon ligji.

Ndonëse ky fakt i është vënë në dukje Ministrisë së Mjedisit nga ministrja e atërhershme e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, më 15 nëntor 2016, procedurat kanë vijuar, pavarësisht se janë shprehur vërejtje dhe nga ministria e Financave e ajo e Drejtësisë. Dhe gati tre javë më pas më 7 dhjetor 2016, qeveria ka miratuar dhënien e bonusit prej 8 përqind, një kompanie të parregjistruar. Për më tepër që sipas akteve të Prokurorisë, kontrata finale rezulton e lidhur jo me “Integrated Energy BV”, por me “Integrated Energy BV SPV”, e rregjistruar ditën e nënshkrimit të kontratës, më 31 gusht 2017.

Nga hetimi rezulton gjithashtu se për disa vite me radhë, ish ministri Koka ka patur si këshilltar të jashtëm, një ish punonjësin e tij, i cili nuk paguhej nga ministria, por që me ndërhyrjen e zotit Bllako, rezultonte i punësuar fiktivisht në kompaninë e Zotos, ku dhe merrte pagesat mujore. Sipas prokurorisë, ky këshilltar “ka shërbyer si “urë lidhëse” për të siguruar nga autoritetet, dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të Zotos, që ky i fundit të plotësonte aktet e nevojshme dhe që shoqëria“Integrated Energy BV”, të shpallej fituese”.

Zoti Bllako për me tepër rezulton të ketë përfituar afro 120 mijë euro, në formën e një makinerie, të blerë për llogari të kompanisë së babait të tij, nga ana e sipërmarrësit Zoto. Ish deputeti socialist, është dënuar tashmë në shkallën e parë për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa u shpall i pafajshëm në rastin e Fierit. Por tani do të duhet të përballet me akuzën e re për korrupsion në dy raste.

E njejta situatë dhe për dy sipërmarrësit Zoto e Mërtiri ndaj të cilëve ka një mal me akuza të tjera, si dhe ish ministrin Koka, i dënuar në dy vendime të ndryshme, dhe tani sërish me akuzën “Shpërdorim detyre”. Një akuzë e cila rëndon dhe mbi 11 persona të tjerë, pjesa dërrmuese e të cilëve, anëtarë të komisionit të koncensionit. Mes tyre është ish drejtoresha juridike e ministrisë së Mjedisit Alba Thoma si dhe Drejtori i përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës Taulant Tusha./ VOA



Ju sugjerojmë

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
Kryesore

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

23 Dhjetor, 2025 11:26 am
Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Para
Milani i dobët para Atalantës, kuqezinjtë italian renditen në vendin e tretë

Milani i dobët para Atalantës, kuqezinjtë italian renditen në vendin e tretë

Grabitja e dështuar/ Autorët përplasën me makinë një nga efektivët e policisë dhe u larguan

Grabitja e dështuar/ Autorët përplasën me makinë një nga efektivët e policisë dhe u larguan

Policia jep detaje nga tentativa e grabitjes në Prush: Disa persona ishin futur në banesë…

Policia jep detaje nga tentativa e grabitjes në Prush: Disa persona ishin futur në banesë...
















TE FUNDIT

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
23 Dhjetor, 2025

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
23 Dhjetor, 2025

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com