Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratori i Fierit/Tabaku: Qeveria dha 23 milionë euro për një gërmadhë

2020/06/25 at 11:02 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tjetërsimi i pronës”, Tabaku denoncon ndryshimet ligjore

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se ka dhënë 23 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për inceneratorin e Fierit, që sipas ish-deputetes është vetëm një gërmadhë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku thekson se paratë e buxhetit kanë shkuar në xhepin e Klodian Zotos dhe të atyre që ndodhen pas tij.

Postimi i plotë

Inceneratori i Fierit: 23 milionë euro për vetëm nje germadhe

Çfarë po shihni në këto pamje, dy mure dhe një karabina është ajo që qeveria quan “Inceneratori i Fierit”. Ka 3 vjet që kompania, Integrated Technology Waste Treatment Fier, ka marrë para nga buxheti i shtetit sepse po ndërton një incenerator modern dhe funksional.

Sot, pasi i janë paguar 23 mln euro nga taksat e shqiptarëve, pra më shumë se gjysma e pagesës totale, ajo që shohin shqiptarët është thjeshtë një kantier i braktisur. Paratë nga buxheti drejt xhepit të Klodian Zotos dhe të atyre që ndodhen pas tij vazhdojnë të shkojnë normalisht ndërkohë që qytetarët gënjehen nga kryeministri dhe shpura e tij..

Pamjet e mëposhtme janë një tjetër shembull se si kjo qeveri dhe kryeministri i saj kryejnë punët në këtë vend. Mjafton t’ju kujtoj se sa eficente ishte qeveria për t’i dhënë një dorë kompanisë së Zotos për këtë investim serioz strategjik.

Ajo nxorri 17 VKM brenda ditës që hapnin garën, merrnin ofertën, shqyrtonin ankimimet, jepnin kontratën dhe firmosnin kontratën dhe lejet. Pra një super eficencë qeveritare në shërbim të kompanisë dhe njerëzve që fshihen pas KLodian Zotos ndërkohë që sot e kësaj dite shumica e shqiptarëve ankohen që as pagë lufte nuk kanë marrë lëre pastaj të flasim për ligje në shërbim të sipërmarrjes apo shtresave në nevojë.

Fill pasi kompania në fjalë fitoi PPP prej 38 milion euro, një nga aksionerët italianë që ishte specializuar për këtë proces largohet sepse aksionet e saj i bleu një kompani shqiptare e panjohur në këtë fushë për vetëm 20 mijë lekë.

Në të njëjtën skemë mafioze dhe korruptive janë firmosur edhe dosjet e PPP-ve për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës.
Sakaq, kontratat e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës janë të vetmet ku pagesa fillon në momentin e firmosjes së kontratës. Madje eficencën qeveria dhe kryeministri e ka treguar edhe në ditët më të vështira të shqiptarëve. Pasi ra tërmeti i nëntorit 2019, kompanitë e inceneratorëve morrën 4 mln euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që Shqipëria nisi të mbyllej nga pandemia sërishmi kompanitë e inceneratorit të Tiranës morrën nga taksat e shqiptarëve dhe pagesa e fundit është e ajo e kryer pikërisht për inceneratorin e Fierit diten e djeshme.

Gati tre vjet më parë, saktësisht në Nëntor 2017, Partia Demokratike denoncoi aferën e inceneratorëve e cila u reflektua nga shumë pak media. Në shkurt 2018 një interpelancë me tre ministra u mbajt pikërisht për këtë çështje. Një dosje voluminoze u trajtua në parlament nga opozita dhe ministrat e qeverisë nuk denjuan as të jepnin informacion por as t’i përgjigjeshin pyetjeve. Edhe kjo u trajtua shumë pak nga media.

Vlera e këtyre kontratave kriminale dhe abuzive kap shifrën totale të gati 500 mln eurove. Pra buxheti i shtetit do t’i paguajë këtyre kompanive 500 mln euro, gati sa vlera e borxhit në Euro që qeveria shqiptare morri para disa ditësh në treg.

Një tempizëm perfekt i qeverisë Rama nga dita e parë dhe deri më tani. Një banditizëm dhe hajdutëri me paratë e djersës së shqiptarëve që ua rrit taksat përvit që të përfitojnë Zotot dhe ato që fshihen pas tyre. Nuk ka para për shqiptarët buxheti i shtetit por ka vetëm për inceneratorët. Nuk ka para për qytetarët dhe sipërmarrësit por ka vetëm para për oligarkët dhe shpuren e atyre që i shërbejnë Ramës.

Koha është e pamëshirshme me ato që tallen me djersën dhe mundin e qytetarëve.

Etiketa: germadheqeveriatabaku

Ju sugjerojmë

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
Bota

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

4 Qershor, 2025 10:05 am
Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta
Bota

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta

4 Qershor, 2025 10:02 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

4 Qershor, 2025 9:49 am
Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
Bota

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

4 Qershor, 2025 9:46 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
Aktualitet

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

4 Qershor, 2025 9:37 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në
Rajoni

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

4 Qershor, 2025 9:25 am
Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte
Bota

Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte

4 Qershor, 2025 9:19 am
Para
Vendoset kundërshtari,Kombëtarja kthehet në fushë me një miqësore në Tetor

Vendoset kundërshtari,Kombëtarja kthehet në fushë me një miqësore në Tetor

Kuvendi i Kosovës anulon seancën për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës anulon seancën për dialogun me Serbinë

Vonesa e senacës plenare/ Replika nga opozita, Ruçi: Nuk do përsëritet më

Vonesa e senacës plenare/ Replika nga opozita, Ruçi: Nuk do përsëritet më

TE FUNDIT

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
4 Qershor, 2025

Një anije peshkimi Iceberg, 250 milje në jug të Vladivostok-ut, në Japoni është përfshirë nga flakët orët e para të...

Lexo më shumë

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta
4 Qershor, 2025

Qeveria gjermane mund të miratojë një ashpërsim të mëtejshëm të ligjit të migrimit këtë javë, kur të bëhet gati për...

Lexo më shumë

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
4 Qershor, 2025

Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr nga...

Lexo më shumë

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
4 Qershor, 2025

Sot është afati i fundit i shortit elektronik për biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Zgjatja e afatit u bë nga Federata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com