Aktualitet

Inceneratori i Fierit/PL: Morën 3 kredi me pretekstin pagat e punonjësve në pandemi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 16/08/22 |
Opi Nion

Partia e Lirisë ka publikuar këtë të martë fakte të reja lidhur me të ashtëquajturën afera e Inceneratorëve.

Në një konferencë për mediat Koordinatorja kombëtare anti-Korrupsion në Partinë e Lirisë Brisida Shehaj dhe deputeti Petrit Vasili kanë publikuar dokumente të reja për Inceneratorin e Fierit.

Në fjalën e tij deputeti Vasili tha: “Do të publikohen fakte të rënda, komprometuese, pjesë aferës, përveç koncensionave, klientë të qeverisë, dhe kryeministri bëhet pjesë e këtij mashtrimi. Shto këtu raportet me bankat. Se si është pezull ndërtimi i inceneratorit të Fierit. Njëra më kompromentuese se tjetra.”.

Ndërkohë, Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsion në Partine e Lirisë, Shehaj publikoi dokumentat dhe tha se tre kompani kanë marrë kredi dhe garanci janë vënë paratë e popullit shqiptar.

“Bëhet fjalë për tre kompani, e para kredimarrja që ka bërë kompania. Në datën 15 nëntori 2016 kompania merr një kredi 12.2 mln dollarë, por ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se dorëzansi për ketë kredi është edhe kompania Albtek Energy, ajo që ka marrë ndërtimin e incernatorit të Fierit. Është e qartë si këto kompani janë palë të lidhura.

Kontrata tjetër është në 2019. Albtek Energy sërish, dhe e vetmja garanci qe kane keto kompani janë të ardhurat dhe kontratat koncesionare që kanë përfituara nga shteti shqiptar. Pra barra, pengjet, sekuestrimi kalon tek buxheti i shtetit shqiptar.

Kontratë kredie tjetër, në 2020, ku kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM per covidin me garanci sovrane per pagat e punonjësve. Kjo kompani nuk ishte në gjendje të paguante punëtorët, por duhet të merrte kredi dhe garanci janë paratë e popullit shqiptar.

Shtator 2020, kompania ITS ne vendimin e asamblesë se ortakeve vendos të përfitoje nga riskedulimi i kredive për shkak të covidit perfiton bazuar urdhrit te kryeministrit dhe guvernatorit.

Pika dy, kredia që është marrë për pagat dhe pika 3 është miratimi për marrjen e një kredie prej 3 mln dollarë me afat 5 vjecar për rimëkëmbjen e aktivitetit me garanci shtetërore.”-tha Shehaj.

Pas