Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët/U denoncua si milioner, djali i Thanas Çanit: E mësuam nga portalet

2022/07/05 at 7:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët/U denoncua si milioner, djali i Thanas Çanit: E mësuam nga portalet

Thellohet akoma më shumë skandali i kompanive që u krijuan për evazion fiskal dhe bashkëpunonin me kompaninë e Inceneratorit të Tiranës.

Një ditë pasi 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi deklaroi publikisht se pranë saj ishin paraqitur persona për t’i kërkuar firmën, e cila më pas ishte përdorur për t’i ngarkuar tre kompani që kishin realizuar rreth 30 milionë dollarë xhiro vjetore, ABC ka kontaktuar me familjarët e Thanas Çanit, pensionistit tjetër të përfshirë në skemën e kompanive që pasi kryenin evazion fiskal shisnin kompanitë e tyre.

Në një komunikim me ABC, Ardjan Çani deklaron se familja e tij dhe babai i tij Thanas Çani e mësuan vetëm nga media faktin se babai i tyre ishte i përfshirë në një skemë ku ndonëse qarkullonin miliona dollarë nuk ka përfituar asnjë qindarkë.

“Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite”.

Djali i pensionistit që u përfshi në skemën e kompanive që bashkëpunonin me inceneratorin e Tiranës thotë se do të ndjek të gjithë rrugën ligjore për zbardhjen e ngarjes.

“Unë do ta ndjek çështjen ligjërisht. Këto janë çështje të cilat ne si familje po i konsultojmë. Ana morale, i takon të gjithëve të bëjnë pjesën e tyre. Ju si media bëjeni pjesën tuaj të tregoni se çfarë ndodh në këtë vend”.

Emrat e pensionistëve 90 vjeçar pa lidhje mes tyre, Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çanit u denoncuan nga LSI, si persona që kishin marrë në zotërim 3 kompani që kishin qarkulluar rreth 30 milionë dollarë, por që siç ka rezultuar nuk kanë përfituar asgjë dhe shkresat për ta janë falsifikuar./ Burimi: ABC News

Ju sugjerojmë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

10 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Para
Itali/ U kap me 34 kg kokainë, shqiptari rrezikon 30 vite burg

Itali/ U kap me 34 kg kokainë, shqiptari rrezikon 30 vite burg

Përfshihet nga zjarri një banesë në Lukovë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Lukovë

Vazhdojnë protestat kundër propozimit francez në Maqedoninë e Veriut

Vazhdojnë protestat kundër propozimit francez në Maqedoninë e Veriut

TE FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
10 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opionin”, gazetarja Klodiana Lala, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës...

Lexo më shumë

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
10 Dhjetor, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e...

Lexo më shumë

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
10 Dhjetor, 2025

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com