Aktualitet

Inceneratorët, Tabaku takoi Krajën, SPAK:Të vendosur që të administrojmë çdo fakt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:13 - 21/02/22 |
Opi Nion

Pas takimit të kreut të SPAK, Arben Kraja me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, ka reaguar Prokuroria e Posaçme.

Në një njoftim për mediat SPAK,  shkruan se është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicie që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratorëve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.

Po ashtu SPAK ka siguruar opinion publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore për inceneratorët.

Sot me datë 21 Shkurt 2022 Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratorët. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku.

Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicie që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratorëve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimmarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicie apo provë që paraqitet nga të gjithë palët që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet”, shkruan SPAK./Opinion.al

Pas