Aktualitet

Inceneratorët, Tabaku lexon raportin: Kompanitë pa përvojë, u vodhën 430 mln euro


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 10/03/22 |
Opi Nion

Në senacën e sotme plenare në Kuvend, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka prezantuar raportin hetimor për atë që opozita e quan “afera e Inceneratorëve”.

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku theksoi se kompanitë koncensionare, siç rezultojnë nga dokumentet zyrtare, nuk kanë pasur kapacitetet financiare për ndërtimin e tre landfilleve dhe inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Tabaku tha se SPAK ka përpara një raport me mbi 100 faqe me dëgjesa nga funksionarë të lartë dhe jo vetëm.

Më tej ajo i bëri thirrje SPAK që tani është koha që të japin rezultatet që shqiptarët dhe partnerët presin.

‘Kompanitë që kanë fituar kontratat koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk kanë pasur asnjë përvojë në fushën e përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane. Nga sot, SPAK ka përpara tij një raport mbi 100 faqe, mbi 60 orë dëgjesa publike të këtyre funksionarëve të lartë dhe jo vetëm. Prej kohësh, shqiptarët presin drejtësi që në një farë mënyre iu është mohuar, prej kohësh qytetarët presin të shohin nga ju rezultat për atë që u është premtuar. Tani është koha juaj të na jepni rezultatet për të cilat shqiptarët por edhe partnerët tanë strategjikë ju kanë krijuar dhe ju sponsorizojnë.

Çështja e inceneratorëve nuk është një çështje jashtëzakonisht e vështirë, por dhe në qoftë e tillë falë këtij Komisioni Hetimor që kam drejtuar me gjithë energjinë dhe seriozitetin që i takon Parlamentit është thjeshtuar aq shumë saqë shumë shqiptarë e kanë të qartë. Sytë janë nga ju! Jeni ju tanimë në sitën e provës jo për t’i provuar opozitës të drejtën apo mazhorancës gabimin!”- tha Tabaku.

Më tej, Tabaku tha se çdo strukturë qeverisëse ka shfaqur shenja të qarta korrupsioni dhe është e përfshirë në aferën e inceneratorëve që u ka marrë taksapagueseve shqiptarë shumën e 430  mln euro.

‘Në dhjetorin 2013 një vendim i qeverisë krijoi një komitet Ndërministror të përbërë nga zëvendës ministra që do të ishte hapi i parë për krijimin e terrenit për veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal që si qëllim kishte vetëm që me anë të mashtrimit,  duke krijuar situata të pavërteta, duke shfaqur shenja të qarta të korrupsionit në çdo strukturë qeverisëse të përfshirë, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që i janë marrë padrejtësisht  taksapagueseve shqiptarë shumën e 430  mln euro.

Grupi strukturuar kriminal 430 mln euro nuk mund të ishte kaq i suksesshëm nëse në mesin e tyre nuk do të kishte të përfshirë nivelet më të larta të politikës dhe shtetit, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, ministrat Ahmetaj, Gjiknuri dhe Koka, sekretarët e përgjithshëm Agaci dhe Bllako, kryebashkiakët Veliaj, Sejdini dhe Subashi, dhe një zinxhir të tërë zyrtarësh publikë, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar vjedhjen galopante të parave të shqiptarëve.’- tha Tabaku.

Pas