Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët/ Tabaku i përgjigjet Ramës: Krimineli u kthye sërish në skenën e krimit dhe sërish gënjeu

2018/05/24 at 5:54 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
E frikshme/ INSTAT publikon të dhënat, ja sëmundjet që po i vdesin shqiptarët

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, tw enjten, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama për inceneratorët.


Me anë të një postimi në Facebook, Jorida Tabaku thekson se Rama sot veproi njësoj si kriminelët, duke u kthyer sërish në skenën e krimit dhe sërish i gënjeu shqiptarët.
Ja postimi i Tabakut:

Më në fund, pas deklaratave të shumta për shtyp dhe një interpelance me ministrat përkatës një media që për ne shqiptarët ka qenë zëri i shpresës në errësirën e diktaturës investigoi për to. Ndërkohë që sot, njësoj si krimineli që rikthehet në skenën e krimit për të mbuluar të vërtetën, kryeministri Rama foli. Më saktë gënjeu dhe mbushi ashtu siç përherë vepron, me të pavërteta publikun duke na shitur projektin skandaloz të incenerimit të plehrave si një arritje dhe si një projekt në shërbim të qytetarëve.

Sa e paturpshme është gënjeshtra.

Projekti 128 mln euro është një projekt që nisi si një kontratë e majme për klientin e qeverisë Klodian Zoto dhe mësuesin e tij me theks anglez. Skema e krijimit të firmave që fituan koncesionin, ku e gjithë qeveria u vendos nën urdhërat e Klodian Zotos dhe shefit të tij, janë vetëm maja e ajsbergut të një projekti që u mbajt i fshehur dhe që është në kundërshti me ligjet e Prokurimit Publik.

Kryeministri që nuk pyet për ligjin sepse e konsideron veten përmbi të, nuk dha llogari as për rrugën se si fituesi i koncesionarit të Fierit (Klodian Zoto), fitoi në mënyrë antiligjore edhe koncesionin e inceneratorit të Elbasanit dhe më pas përmes një kompanie fantazëm me seli në Holandë mundi të fitonte edhe koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Asnjë fjalë për rrugën se si Klodian Zoto nga ish vartës i Arben Ahmetaj u shndërrua në magjistarin e kompanive që fitojnë koncesionet e inceneratorëve.

Hesht në faj, kryeministri që jeton me gënjeshtrën, se si deri më tani i ka dhuruar Klodian Zotos (pra vetes) 11 mld lekë nga buxheti i shtetit për një incenerator të pavendosur në punë!

Koncesionet e Inceneratorëve janë skema e radhës që kryeministri u bën dhuratë miqve të tij biznesmenë në kurriz të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve. Prandaj asnjëherë nuk flet për këshillën që BE dha në Progres Raportin që ai e valvit me krenari dhe fodullëk. Në atë raport, Bashkimi Europian ndër të tjera argumenton se inceneratorët “….përbëjnë shqetësim për respektimin e parimeve të BE-së”.

Kjo sepse ndryshe nga sa pretendon kryeministri Rama inceneratorët nuk do ta shpëtojnë vendin nga plehrat por do ta kthejnë në koshin e plehrave të Europës. Sipas vetë të dhënave që kanë paraqitur rezulton se vetëm inceneratori i Elbasanit do mund të djegë mbetje për një popullsi prej 4 milionë banorësh : që do të thotë se në Elbasan do të digjen plehrat e Shqipërisë dhe e Maqedonisë të marra së bashku. Po në inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit sa mbetje do të digjen? Sa njerëz do të shndërrohen në kufoma në zonën e Sharrës dhe Kombinatit për të djegur plehrat e Ballkanit dhe Europës ndërkohë që kryeministri dhe sejmenët e tij pasurohen me to?

Shqiptarët nga ky koncesion do të humbasin 128 mln euro duke pasuruar ministrat dhe vetë kryeministrin, vendi do të shndërrohet në kosh plehrash nga ku përfitim do të kenë vetëm njerëzit e qeverisë ndërsa shqiptarët do të detyrohen të jetojnë nën thundrrën e inceneratorëve. Kjo është e vërteta që Rama fsheh dhe për të cilën është i gatshëm të prodhojë gënjeshtra nga mëngjesi në mbrëmje. Ndaj për këtë të vërtetë ne duhet të ngrihemi të shtunën për të ndëshkuar ata që kanë koncesionuar incenerimin e shqiptarëve.

Etiketa: edi ramainceratoretkrimineliskena e krimittabaku


Ju sugjerojmë

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
Kryesore

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

12 Tetor, 2025 10:43 pm
Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Para
Vithe perfekte; bëni këto ushtrime vetëm 5 minuta çdo ditë

Vithe perfekte; bëni këto ushtrime vetëm 5 minuta çdo ditë

Ja trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimimin e ish-gjyqtarit Fatos Lulo

Ja trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimimin e ish-gjyqtarit Fatos Lulo

Mancini: Buffon mund të luaj sërish për Italinë

Mancini: Buffon mund të luaj sërish për Italinë
















TE FUNDIT

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia

Video/Kënga e Adem Jasharit në avionin e fitores nga Serbia
12 Tetor, 2025

Në udhëtimin drejt Tiranes, skuadra kuq e zi ka vijuar festën edhe në avion, ku shihen duke kënduar këngën e...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com