Aktualitet

Inceneratorët/ PD: Ja shkeljet e qeverisë, PS: Situata mjedisore ishte skandaloze



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 08/02/22 |
Opi Nion

Është mbledhur këtë të martë Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja Komisionit, Jorida Tabaku, ka listuar shkeljet që sipas saj janë bërë nga qeveria.

“Prezantuam një procedurë korruptive, që në konceptin kur është ideuar, në zbatimin e tij, në shkelje të ligjit të koncesioneve. Shkelja e dytë është që kompania italiane katër ditë pasi merr koncesionin e shet për 246 euro. Një kompanie me bilanc vetëm 9 milionë lekë. Ndryshimi 3 herë i territorit, përdorimi i pronës private në një kohë që mund të përdornin pronën shtetërore. Kjo pronë shpronësohet Për një kontratë të lidhur në 2017, që duhet të përfundonte në 2018, kur e panë që nuk po zbatohej, pagesat vazhdonin, kontratat nuk ndryshoi dhe në kundërshtim me ligjin, paguan inceneratorin që nuk ekzistonte. Shkelja e fundit, është zgjedhur alternativa e një kontrate 3 mln euro më të shtrenjtë, dhe kompania e inceneratorit është përfshirë në skandalin e TVSH fiktivës, xhironte fatura fiktive TVSH me 15 kompani, për të justifikuar pagesat që bënë dhe këtë e bënte me fondet e buxhetit të shtetit”, tha Tabaku.

Ndërkohë nënkryetarja e Komisionit Ermonela Felaj tha se baza ligjore me të cilin ka funksionuar marrëdhënia koncesionare është mbështetur mbi një sërë ligjesh dhe vendimesh të Këshillit të Ministrave.

“Baza ligjore me të cilën ka funskionuar kjo marrëdhënie koncesionare mbi një sërë ligjesh dhe vendimesh të Këshillit të Ministrave. Ligji e parashikon qartësisht se menaxhimi i mbetjeve i delegohet Ministrisë së Mjedisit. Strategjia Kombëtare për trajtimin e mbetjeve mbulon periudhën 2010-2025. Është në një moment të rëndësishëm për vendin, pasi Qeveria shqiptare kuptoi në fakt se integrimi ishte i lidhur edhe me çështjet mjedisore. Puna për ndërtimin e koncesionit për Inceneratorin e Fierit ka nisur rreth vitit 2015. Ka pasur një propozim të pakërkuar nga operator privat dhe ka vijuar për gati një vit. Data e lidhjes së kontratës është 24.10.2016 dhe data e dhënies së lejes së ndërtimit është në janar 2017, ndërkohë që kërkesa ishte bërë në 2015-n. Pra ka pasur një procedurë të gjatë.Bashkia e Fierit ka qenë shumë e interesuar. Fusha e mbetjeve atje ishte në gjendje skandaloze.  Edhe vetë KLSH e mbron idenë pse duhet incenerator dhe jo landfill. Kjo është një metodë që përdoret nga vendet më të zhvilluara sot. Ndot 200 herë më pak se landfillet. Arsyet janë gjetur të legjitimuara edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit”, tha ajo.

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas