Partia Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme në SPAK kallëzimin e tretë penal për inceneratorët.
Pas kallëzimit për Tiranën, Elbasanin, selia blu ka dërguar edhe një padi për atë të Fierit. Kallëzimi penal është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama, ministrit Arben Ahmetaj, ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, Alqi Bllako, Klodian Zoto dhe për Mirel/ Klodian Mërtiri.
Padia u dorëzua nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata. Dy përfaqësuesit e PD-së thanë se edhe në këtë skemë janë përfshirë të njëjtët njerëz, që nisin nga kryeministri Edi Rama, ministrat përkatës dhe përfaqësuesit e kompanisë./ Opinion.al