Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët/ PD akuza SPAK: Prokurorët kanë fshehur provat për Arben Ahmetajn

2023/01/06 at 4:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratorët/ PD akuza SPAK: Prokurorët kanë fshehur provat për Arben Ahmetajn

Partia Demokratike ka reaguar sërish për çështjen e inceneratorëve duke akuzuar ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetajn se udhëtimet e tij janë paguar nga Klodian Zoto.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Floriana Garo hodhi edhe akuza ndaj SPAK duke thënë se prokurorët e posaçëm nuk kanë vepruar ndaj ish-zvëndeskryeministrit Arben Ahmetaj edhe pse kanë pasur prova, por i kanë fshehur ato.

Po ashtu, Garo akuzon prokurorët se kanë devijuar qëllimisht hetimet për të ruajtur ish-zëvendëskryeministrin.

“Klodian Zoto i inceneratorëve ka shërbyer si agjensi turistike për ministrin-kanakar të Ramës dhe zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj. Dhjetëra mijëra euro janë paguar me kartën e kreditit të Zotos për udhëtimet e luksit në Europë të ish-zv/kryeministrit, ish-gruas dhe një prej partnereve të tij. Provat janë bërë publike nëpërmjet një padie në SPAK, por prokurorët Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho i kanë shpërfillur, duke provuar për të disatën herë se drejtësia e re është në xhepin e qeverisë.

Për një drejtësi të pavarur dhe SPAK të pakapur, do të mjaftonte fakti që, pronari në letër i incenaratorëve, Zoto, i paguan ministrit që jep lejet, Ahmetaj, udhëtimet dhe hotelet në Europë, për të hapur menjëherë çështjen ndaj zyrtarit të lartë. Për prokurorët, sado syleshë të jenë, duhet të mjaftonte fakti se Zoto i djegsave ka djegur para të taksapaguesve shqiptarë, duke paguar udhëtimet, si të ish gruas ashtu edhe të partneres së ministrit Ahmetaj. Pa qenë nevoja të kthehet në polici morali, SPAK duhet të lexonte konfliktin flagrant të interesit të ish-ministrit.

Edhe studenti i ditës së parë të vitit të parë të Juridikut do ta lexonte këtë konflikt interesi, këtë akt korrupsioni, këtë shpërdorim dhe vjedhje të hapur, përveç prokurorëve të SPAK, që me qerren e drejtësisë kapin lepujt, por jo tigrin e korrupsionit të qeverisë. Prokurorët kanë pasur në dorë si tabulatet telefonike, si emailet e Klodian Zotos për hotelet luksoze në Europë, ashtue dhe hyrje-daljet në sistemin TIMS. Provat janë aty dhe mosveprimi i tyre është provë se edhe ata janë të përzier në skemë. Nuk mund ta besojmë se janë aq të paaftë dhe budallenj!

Dy prokurorët e SPAK kanë kryer vepra penale duke fshehur prova dhe duke devijuar qëllimisht hetimet për të ruajtur zëvendëskryeministrin e Rilindjes dhe një nga etërit themelues të bandës së djegsave.  Për të kuptuar standardin e dyfishtë të SPAK, i kujtojmë publikut se Etleva Kondi, një drejtoreshë në varësinë e Ahmetajt, zyrtare e nivelit të mesëm, është marrë e pandehur. Ndërkohë ‘tigri me Hermes’, gra dhe hotele, të paguara nga një person prej muajsh në kërkim ndërkombëtar, shijon paratë e shqiptarëve, të dhëna nga Rama për djegësa që nuk ekzistojnë.

Për të kuptuar se prokurorët Nakuçi dhe Braho nuk janë raste të shkëputura dhe fatkeqe, por shëmbëlltyrë e asaj se SPAK është kthyer në sistem të mbrojtjes së të keqes dhe minues i interesit të publikut, u kujtojmë se prokurori Alfred Shehu, e ka mbyllur çështjen kundër kolegëve të tij. Mesazhi është i qartë: ata që mbrojnë të paprekshmit në qeveri, kthehen vetë në të paprekshëm.

Mesazhi i Partisë Demokratike është i palëkundur: nuk ka vrimë që mund t’i zërë minjtë e korrupsionit të qeverisë dhe drejtësisë. Herët a vonë, ata do të përgjigjen një më një për ngritjen e një sistemi që ua merr shqiptarëve dhe ua jep një grushti hajdutësh me çizme. Ato duar që kanë firmosur kontrata vdekjeprurëse për buxhetin e shtetit dhe xhepin e qytetarit, dhe që mbajnë orë të shtrenjta, dalë nga vjedhja e këtyre kontratave, do të provojnë edhe metalin e ftohtë të prangave. Që kushtojnë pak, por rëndojnë shumë”, tha Garo.

Ju sugjerojmë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Para
Vrasja e Edmond Papës/ Arrest në burg në mungesë për Andrew Bode

Andrew Bode aplikoi për pasaportë pas vrasjes së Papës

‘Maldive pa u larguar nga Evropa” , gazeta belge shkruan për plazhin e Ksamilit

‘Maldive pa u larguar nga Evropa" , gazeta belge shkruan për plazhin e Ksamilit

Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë, Rama: Investim me rëndësi ekonomike dhe turistike

Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë, Rama: Investim me rëndësi ekonomike dhe turistike

TE FUNDIT

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com