-U tha në Opinion

Inceneratorët marrin çdo ditë 75 mijë euro, Likmeta: I çuan në Gana dhe Zimbabve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:42 - 21/02/22 |
el ida

Gazetari Besar Likmeta tha në emisionin “Opinion” se çdo ditë që kalon 3 kompanitë e inceneratorëve marrin 75 mijë euro, që shkojnë në llogaritë e tyre bankare. Duke shpjeguar një skemë të lidhjes së gjithë firmave të përfshira në këtë aktivitet, Likmeta tha se lekët e inceneratorit të Tiranës janë përdorur nga Mirel Mërtiri për aktivitetin e tij të inceneratorëve në Gana dhe Zimbabve.

Likmeta: Mund t’ju them që çdo ditë që kalon ne ju paguajme 75 mijë euro këtyre 3 kompanive.

Fevziu: 75 mijë euro në ditë?

Likmeta: Nesër janë 75 mijë euro.

Fevziu: Po kush i merr këto kur janë në kërkim?

Likmeta: Shkojnë tek llogaritë bankare. Dy janë të sekuestruara, por konçensionari i Tiranës nuk është i sekuestruar.

Kompania mëmë e inceneratorit të Tiranës është GeoGenix dhe ajo që është e çuditshme është se ka një projekt në Harare dhe një në Gana dhe projektit e impianteve për Hararën dhe Ganën janë paguar nga inceneratori i Tiranës. Përdorin paratë tona për aventurat e tyre në Gana dhe Zimbabve.

Pas