Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët/Këlliçi:Baballarët e deputetëve me rrogë të një futbollisti të Serie A

2022/09/06 at 11:50 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratorët/Këlliçi:Baballarët e deputetëve me rrogë të një futbollisti të Serie A

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ditën e sotme ka vijuar sërish me akuzat për aferën e inceneratorëve.

Në një dalje për mediat, Këlliçi thotë se inceneratorët pasurojnë një grusht njerëzisht ndërsa varfërojnë mijëra qytetarë shqiptarë të tjerë. Ai shprehet se për baballarët e deputetëve rrogat ishin sa të një futbollisti të Serie A.

Më tej, Këlliçi thekson se inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë veçse 430 milion eurove të parave publike, ndërsa shton se kryeministri Rama për të mbuluar aferën korruptive të inceneratorëve nxjerr shërbyesit e pushtetit për të manipuluar me dosje Sigurimi kundërshtarët politikë, duke referuar iu kështu kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gjithashtu Këlliçi theksoi se Partia Demokratike, do të vazhdojë edhe në muajt e vjeshtës me hetimet dhe denoncimet e aferës së inceneratorëve.

Deklarata e plotë

Siç inceneratorët, me faktet e bëra publike nga opozita, e kanë dëshmuar, Edi Rama bën milionerë një grusht njerëzish.
Prova tjetër është se, duke bërë këtë ai varfëron qindra mijëra shqiptarë të tjerë. Pa dallim moshe, feje, gjinie, krahine apo ideje ai e ka treguar se bonuset e mëdha, rrogat hollivudiane, pasuritë publike, nga arka e shtetit në xhepa matrapazësh, frymëzohen dhe kalojnë nga ai.
Një e moshuar në azilin e Tiranës u gdhi milionere pa e ditur. Një të vdekure në Shkodër iu gjetën miliona në konton bankare. Një mbledhëseje kanoçesh dhe një bariu u kishin dhuruar ‘çunat problematikë’ para sa për një fabrikë Coca Cola.

Siç e kemi provuar me dokumente, Edi Rama dhe mafia e djegësve kanë rezervuar bonuse e miliona edhe për median dhe shefat e saj. Për baballarët e deputetëve rrogat ishin sa të një futbollisti të Serie A.
Inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk djegin asgjë veç 430 milion eurove të parave publike dhe tokën nën këmbët e Edi Ramës. Për këtë ai nxjerr shërbyesit e pushtetit për të manipuluar me dosje Sigurimi për kundërshtarët politikë.
Apo çon ruspat për të prishur pishinat ku deri dje lahej, pronë e një botuesi, të cilin deri dje e kishte mik për zemër.
Sa herë e vërteta është bërë e padurueshme, Edi Rama ka kërkuar të shpikë realitete paralele. Tërheqja e vëmendjes së publikut, dhe jo qeverisja e mirë, ka qenë, që në fillim, i vetmi zanat dhe angazhim i tij.
Ai nuk e përballon dot popullin opozitar te i cili më 7 korrik ka parë një kundërshtar të fuqishëm;
Ai nervozohet nga opozita e re e cila është në këmbë, dhe për më shumë është e vërtetë, jo gjasme dhe jo part-time;
Ai e di se një pushtet i blerë vjen me një datë skadence.
Mega-afera e inceneratorëve ka qenë, për muaj me radhë, kryefjala e aksionit të Partisë Demokratike, dhe do të vazhdojë të jetë.
Kjo vjedhje e shkallës industriale nuk do të mbyllet me kokat e vogla të atyre që kanë hyrë dorëzanë në kërdinë e 430 milionëve, por do të kërkojë kreun e piramidës.
Partia Demokratike, ashtu si gjatë verës, do të vazhdojë edhe në muajt e vjeshtës me hetimet dhe denoncimet e aferës së shekullit. Ne do të protestojmë për apatinë e SPAK dhe do të kërkojmë aleancë me të gjithë faktorët, në qendër, neutralë, apo majtas, që Shqipërinë nuk duan ta shohin më gjatë të vjedhur, të manipuluar dhe në rrezik.

Ju sugjerojmë

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet
Bota

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet

16 Qershor, 2025 11:23 am
Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën
Aktualitet

Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën

16 Qershor, 2025 11:18 am
Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta
Aktualitet

Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta

16 Qershor, 2025 11:03 am
Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen
Bota

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen

16 Qershor, 2025 10:50 am
Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit
Aktualitet

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit

16 Qershor, 2025 10:46 am
Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë
Aktualitet

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë

16 Qershor, 2025 10:44 am
Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
Rajoni

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

16 Qershor, 2025 10:31 am
Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Aktualitet

Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

16 Qershor, 2025 10:23 am
Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK
Aktualitet

Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK

16 Qershor, 2025 10:15 am
Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv
Bota

Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv

16 Qershor, 2025 10:11 am
Para
Ambasada amerikane publikon emrin e gazetares që punon për Putin

Ambasada amerikane publikon emrin e gazetares që punon për Putin

Rita Ora përlotet për abuzimin e 11-vjeçares: T’i mbrojmë gratë dhe vajzat

Rita Ora përlotet për abuzimin e 11-vjeçares: T’i mbrojmë gratë dhe vajzat

Tiranë/ 66 vjeçari shkon i plagosur në spital, ndërron jetë

E dhunonte prej vitesh,flet 56-vjeçari që fshehu vetëvrasjen e gruas:Kisha frikë se…

TE FUNDIT

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet
16 Qershor, 2025

Qindra banorë kanë nisur të largohen nga Teherani dhe të shkojnë drejt fshatit, ndërsa sulmet izraelite në kryeqytetin iranian u...

Lexo më shumë

Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën

Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën
16 Qershor, 2025

"Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” janë kthyer në pak kohë në dy xhevahire turistike për Tiranën." Kështu shkruan në postimin e tij...

Lexo më shumë

Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta

Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta
16 Qershor, 2025

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka inspektuar sot hapësirat publike të plazheve në Shëngjin, së bashku me kryetarin...

Lexo më shumë

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen
16 Qershor, 2025

Pas sulmeve të Izraelit në Iran, zbulohet ku fshihet udhëheqësi suprem Ali Khamenei bashkë me familjen! Ajatollahu Ali Khamenei, udhëheqësi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com