Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët kanë marrë pagesa 86 mln euro nga buxheti deri në fund të 2021

2022/03/30 at 8:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratorët kanë marrë pagesa 86 mln euro nga buxheti deri në fund të 2021

Pagesat progresive për 3 kontratat koncensionare të inceneratorëve në fund të vitit 2021 arritën në 10.6 miliardë lekë ose 86 milionë euro.


Pagesat u dhanë përgjatë viteve 2015 -2021 që kur nisi zbatimi i kontratës së parë koncensionare në Bashkinë e Elbasanit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Projektet, dy prej të cilave të cilat janë në hetim nga SPAK për shpërdorim të parave publike nëpërmjet disa formave të abuzimit renditen në top listën e investimeve nga Ministria e Financave në këto vitet e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare nga lista e investimeve publike vjetore të akseueshme edhe në internet, inceneratori i Elbasanit i cili tashmë është në sekuestro ka marrë financime nga buxheti i shtetit në vlerën e 3 miliardë lekëve rreth 24 milionë euro. Kjo shumë u dha përgjatë viteve 2015-2021.

Pagesat progresive për inceneratorin e Fierit arritën deri në fund të vitit 2021 ne mbi 3.1 miliardë lekë ose 25.2 milionë euro ku vetëm për vitin e kaluar janë paguar 690 milionë lekë ose 5,6 milionë euro. Edhe pse investitorët në të tre inceneratorët janë të njëjtët dhe skema e abuzimit me fondet ishte e ngjashme, sekuestro mbi inceneratorin e Fierit u bë në mometin që pagesat nga buxheti janë kryer.

Financimet me të mëdha i mori inceneratori i Tiranës. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se deri në fund të vitit 2021 janë paguar rreth 4.5 miliardë lekë ose 36 milionë euro.

Inceneratori i Elbasanit i vetmi që u vu në punë tregoi efektivitet të ulët. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se, prefektura e Elbasanit gjeneroi mbi 92 mijë tonë mbetje gjatë vitit 2020, teksa 23,3 për qind e tyre nuk e menaxhuan, duke e renditur në tre qarqet me nivelin më të lartë të mbetjeve të pamenaxhuara.

Të dhënat të tjera më të hollësishme tregojnë se, gjatë vitit 2020 inceneratori i Elbasanit përpunoi vetëm 11 për qind të mbetjeve të gjeneruara në këtë qark (10 mijë tonë). Më tej 55 % e mbetjeve në qarkun e Elbasanit janë depozituar në landfille dhe 14 % u ricikluan.

Sakaq inceneratori i Fierit është ndërtuar, por nuk është vënë asnjë ditë në punë, ndërsa i Tiarnës është në fazë ndërtimi, ndonëse në tejkalim të afateve.

Prokuroria e Posaçme kunër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) ka dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me procedurat e hetimit për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit.

Nga hetimi janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, SPAK ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal nr.187 viti 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 248, 245, 260 dhe neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Inceneratori i Tiranës, më i madh, është i vetmi për të cilin deri tani nuk është hapur hetim. Më herët, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) gjeti se një sërë problematikash me këtë koncesion, që nga mungesat dhe paqartësitë në lidhje me propozimin paraprak të projektit, te mosllogaritja e saktë e kostove për Bashkinë e Tiranës deri te keqorientimi i politikave për reduktimin e mbetjeve, duke mos qenë në linjë me objektivat kombëtare dhe europianë, pasi është kaluar direkt te incenerimi, kur duhet t’i kushtohej rëndësi ndarjes në burim dhe riciklimit.

Ndërkohë KLSH ka konstatuar se projekti ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimi prej 3.9 miliardë lekësh./ Monitor



Ju sugjerojmë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
Para
Video/ I zhveshur dhe me pranga, dalin pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit

Video/ I zhveshur dhe me pranga, dalin pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit

Lavrov bën vizitën e parë në Kinë që prej nisjes së luftës në Ukrainë

Lavrov bën vizitën e parë në Kinë që prej nisjes së luftës në Ukrainë

Video/ Rama publikon pamjet nga kantieri i Piramidës

Video/ Rama publikon pamjet nga kantieri i Piramidës
















TE FUNDIT

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
19 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian propozon që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të...

Lexo më shumë

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
19 Shtator, 2025

Pse Donald Trump dëshiron që baza e Bagramit të kthehet, pasi ka negociuar tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani me talebanët? Ekzistojnë dy arsye...

Lexo më shumë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
19 Shtator, 2025

Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com