Prej disa orësh Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri po jep dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Gjiknuri ka bërë dhe ironi me anëtarët e PD tek Komisioni, duke thënë se pyetjet e tyre janë ndarë në lëvizja “brava dhe anti-brava”.
Nga ana tjetër, kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku iu përgjigjë, duke i kërkuar të mos devijoj nga rendi i komisionit dhe të mos bëj ironi.
Debati:
Gjiknuri: Po më duket se i keni ndarë pyetjet në lëvizja brava dhe anti-brava, i keni ndarë me fraksione
Tabaku: Kjo arrogancë dhe kapardisje nuk ndihmon fare. Ne po flasim për 100 mln euro dhe kjo është arrogancë e panevojshme
Gjiknuri: E qeshura nuk është arrogancë, të zbut të qeshurën pas një gjendje
Tabaku: Ju lutem qëndroni seriozitetit të Komisionit./Opinion.al