Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët /Boçi: Qeveria krijoi grup kriminal për vjedhjen e 430 milionë Eurove

2022/08/04 at 1:58 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët /Boçi: Qeveria krijoi grup kriminal për vjedhjen e 430 milionë Eurove

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ngriti edhe njëherë pesë pyetjet për qeverinë në lidhje me aferën korruptive, por këtë herë nga inceneratori i Elbasanit. Boçi tha se pjesë e grupit të strukturuar kriminal për vjedhjen e 430 milionë Euro janë kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe Arben Ahmetaj.


Ndër të tjera, Boçi tha se inceneratorët janë mega-aferë ku Edi Rama ndan paratë me Agaçin, Ahmetaj, Veliajn, Zoton, Mërtirin dhe Gugallen, ndaj dhe sipas tij drejtësia nuk vepron.

Deklarata e Luçiano Boçit

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i pyetur nga Euroneës “nëse inceneratori i Elbasanit është funksional” u përgjigj: “Inceneratori është në fazën e remontit. “Është si të çosh makinën në servis”.

Edhe sipas kontratës korruptive që Edi Rama ka miratuar, në kundërshtim me qëndrimin e Agjensisë së Prokurimeve Publike (APP), Inceneratori do të duhet të ishte funksional dhe në pronësi publike qysh prej një viti.

Ja edhe disa pyetje fare të thjeshta:

  1. Pse Edi Rama miratoi kontratën me treshen seksere Gugallja-Mertiri-Zoto, ndonëse APP i shkruajti troç se kjo ishte procedurë e kundraligjshme?
  2. Çfarë karakteristikash ka inceneratori? Shihni çfarë shkruhet ne Fletoren Zyrtare të Shtetit: Karakteristikat do i keni ne aneks. POR shihni aneksin e Fletores Zyrtare: A ka ndonje fjalë të kuptueshme? Edhe kur blen një makinë të thjeshtë të thuhet sa kuaj fuqi ka dhe sa gazra emëton, ndërsa për këtë impiant asnjë fjalë. PSE?
  3. Për t’iu referuar paraleles së hequr nga kryebashkiaku “Të bësh remontin e djegësit është si të çosh makinë në servis”, kush e çon makinën në servis shumëmujor qysh vitin e parë që e merr? Si u bë për remont pa filluar ende nga puna?
  4. Me paratë e kujt po bëhet remonti? Pse nuk parashikohet remonti ne kontratë dhe pse është marrë një pajisje që ka nevojë direkt për remont?
  5. Ky do duhej të ishte incenerator rajonal. A pyeti ndokush bashkitë e tjera të qarkut? Kush do paguajë paratë tani që çmimi i naftës u dyfishua?

Partia Demokratike denoncon për të disatën herë mega-aferën e inceneratorëve si një vepër korruptive ku Rama, Ahmetaj, Agaçi, Veliaj, krijuan grup të strukturuar kriminal me qëllimin për të përlarë 430 milion euro së bashku me sekserët Zoto-Gugallja-Mertiri.

Ndaj nuk pyetën as për ligj, as për procedura dhe 8 vite më pas asnjë incenerator nuk funksionon.

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të pamundura për drejtësinë e kapur nga Rama.

Ne mendojmë se inceneratorët janë mega-aferë ku Edi Rama ndan paratë me Agaçin, Ahmetaj, Veliajn, Zoton, Mërtirin dhe Gugallen, ndaj nuk ndalohen pagesat dhe ndaj drejtësia nuk sekuestron produktet e krimit.

Po ju të dashur shqiptarë, si mendoni?



Ju sugjerojmë

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
Aktualitet

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

26 Dhjetor, 2025 9:38 am
Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

26 Dhjetor, 2025 9:36 am
E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

25 Dhjetor, 2025 9:54 pm
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

25 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Para

Arjan Tase nipi i Ballës? Deputeti: Vampirë mediatikë, të marr dënim shembullor

Do të kryhen punime, OST njofton zonat që do të mbeten pa drita

Do të kryhen punime, OST njofton zonat që do të mbeten pa drita

“Vrasje me dashje”, ndryshon akuza për Arjan Tasen

“Vrasje me dashje”, ndryshon akuza për Arjan Tasen
















TE FUNDIT

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
26 Dhjetor, 2025

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. Dëborë po...

Lexo më shumë

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
26 Dhjetor, 2025

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën...

Lexo më shumë

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
26 Dhjetor, 2025

SHBA ka kryer sulme ajrore vdekjeprurëse kundër grupit terrorist Shteti Islamik (IS) në veriperëndim të Nigerisë, njoftoi presidenti amerikan Donald...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
26 Dhjetor, 2025

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com