Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët/Berisha:Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit,SKAP-i nuk pranon të hetojë

2023/04/14 at 12:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët/Berisha:Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit,SKAP-i nuk pranon të hetojë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat,  ka vijuar akuzat lidhur me aferën e inceneratorëve.

Teksa foli sërish për lidhjet e Veliaj me Teheranin, Berisha hodhi akuza se kryebashkiaku i Tiranës riciklon dhe lan paratë e Iranit.

Më tej, Berisha tha se njeriu i Veliajt pozoi me Qazim Sulejmanin, iranianin e Gardës Revolucionare, i ekzekutuar me urdhër të SHBA.

“Unë preferoj tani të ndalem edhe njëherë te afera e inceneratorëve me theksin te pista iraniane. Para jush, dhe më parë, unë kam denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë lidhjet e Erion Veliajt me Teheranin. Edhe në atë kohë kur, afera e djegësave nuk ekzistonte.

Erion Veliaj ka bërë udhëtime, sipas shërbimeve partnere, të vërtetuara, bënte udhëtime në Teheran, por në një kohë kur prokuroria, SKAP-i i partisë nuk pranon të merret me një hetim të vërtetë të djegësave, në një kohë kur SKAP-i i partisë, deklaron që nuk e di se kush janë pronarët, dokumente të pakundërshtueshme ligjore dëshmojnë një lidhje shumë të ngushtë të pronarëve në aparencë Bruno Presecit me iranianin Ali Aliabadi, ish-komandant i Pasdaranit.

Dëshmitari i grupit Preseci, iu deklaroi Piranjave se në aferën e djegësave, Erion Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit. Tani, një nga pikat kyç, siç u informova javën e kaluar, është edhe miku i Erion Veliajt, Miliad Lopa. Besoj se u kujtohet.

Unë do u tregoj një foto, e bërë në Lugano të Zvicrës, në të cilën Miliad Lopa është sipas këtij burimi me ministrin e Mbrojtjes të Iranit dhe përveç tij, sipas këtij burimi, me Qazim Sulejmanin, njeriun që mori raketë të merituar në aeroportin e Irakut me urdhër të presidentit Trump.

E kuptoni se ku shkojnë lidhjet e Erion Veliajt? Për takimet e Erion Veliajt me Miliad Lopën, janë të qarta. Por ekzistojnë të dhëna se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, qoftë në Itali, qoftë në Iran, me Miliadin, që është fluent në farsi, në gjuhën perse, një nga gjuhët kryesore në Iran.

Personi që përshëndet me dorë në këtë foto, është vetë Qazim Sulejmani, ish-komandanti i Gardës Revolucionare, i dënuar me vdekje nga SHBA. Të gjitha këto që u them ju, janë edhe në kompjuterin e Gabrielit.

Kompjuteri ndodhet në duart e policisë, të Ardi Veliut. Gabrielin e përzunë pa të drejtë hyrje në Shqipëri për pesë vite, gjersa të varrosin çështjen.

I bëj thirrje Europolit dhe FBI-së që të kontaktojnë sa më parëme Gabrielen, sepse paratë e Iranit po përdoren gjerësisht në Shqipëri nga Erion Veliaj në aferën e djegësave.

Gabriele denoncon se edhe djegësin e paketuar nga Konstanca, Veliaj kërkon ta paguajë me para iraniane. Këto janë çështje të sigurisë kombëtare. Veliaj, ndonëse është akuzuar me dhjetëra herë, nuk ka guxuar qoftë edhe njëherë të vetme të mohojë lidhjet e tij iraniane sepse ato janë realitet”-tha Berisha.

Etiketa: berishainceneratoretVeliaj

Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

8 Tetor, 2025 2:58 pm
Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
Sport

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

8 Tetor, 2025 1:01 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA
Bota

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

8 Tetor, 2025 10:31 am
Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
Bota

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

8 Tetor, 2025 9:36 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Para
Berisha: DASH të hetojë Kim, PD e gatshme të kontribuojë me prova

Berisha: DASH të hetojë Kim, PD e gatshme të kontribuojë me prova

Berisha flet për sondazhet, denoncon Ramën: Iu ka dhënë nga 1 mln € kompanive të polle-ve

Deklarata e Escobar, Berisha: Më pëlqen, parashikon fitoren time!

Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradojë rusen Svetlana Timofoeva

Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradojë rusen Svetlana Timofoeva

TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
8 Tetor, 2025

Forcat ruse kanë pushtuar gati 5 mijë kilometër katrorë tokë në2025 dhe kanë ruajtur përparësinë e plotë në fushëbetejë. Kështu...

Lexo më shumë

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
8 Tetor, 2025

Sali Berisha sot i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga detyra, të...

Lexo më shumë

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
8 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u rrëzua kërkesa e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com