Aktualitet

Inceneratorët, Berisha: Qeveria funksionon si një organizatë kriminale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:34 - 31/03/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se qeveria vepron dhe funksionon si organizatë kriminale.

Sipas Berishës hetimet e javës së fundit të çështjes së inceneratorëve treguan se qeveria nga kreu i saj tek nëpunës të thjeshtë të linjës kanë mbushur xhepat, valixhet, me qindra milionë euro në aferën e inceneratorëve.

“Kjo qeveri vepron dhe funksionon mbi ju dhe para jush si një organizatë e vërtetë kriminale. Zhvillimet dramatike të javëve të fundit, faktuan në mënyrë të pa kundërshtueshme se qeveria nga kreu i saj tek nëpunës të thjeshtë të linjës kanë mbushur xhepat, valixhet, me qindra milionë euro në aferën e inceneratëorëve. Përpiqeni ti paraqisni këto raste të shkëputura, por për të gjithë ata që kanë ABC e kodit penal, ata që lexojnë nenin 28 të këtij kodi gjejnë se jeni një mega organizatë kriminale. Ajo vjedhje është bërë në bashkëpunim. Ajo vjedhje është bërë me firma që vijnë nga maja e piramidës dhe zbresin në bazë. Ajo vjedhje është bërë duke shpallur të ndërtuara objekte që s’janë ndërtuar kurrë. Nëse penalizohen nga drejtësia 20 apo 30 zyrtarë. Nëse ato përvetësojnë fonde, nëse ato në bashkëpunim arrijnë të realizojnë vjedhje të pashembullt. Duhet të jenë tre djem të lirë që të quhet organizatë kriminale. Firmat e Bllakos meritojnë të shkojë atje ku shkoi. Firmat e Engjëll Agaçirt ku janë? Po të Ramës, që firmos prokurime me procedurë të mbyllur. Si ka mundësi që një njeriu ju, i jepni tender prej 500 e ca mln dollarësh. Dje u paraqitën dokumente nga zonja Kryemadhi që ai kishte marrë edhe 27 mln të tjera, për Vlorën nga OSHEE etj etj. Ai shëtit i lirshëm. Ju vazhdoni t’i disbursoni fondet sepse jeni vetë. Po çka organizata kriminale tjetër? Çfarë ka grupi i strukturuar kriminal tjetër? Kjo është e vërteta. Këtu është kriza, ky është themeli. Dilni dhe derdhni lot krokodili. Pensionistët sipas INSTAT, ushqimet janë rritur me 7.3%”, tha Berisha./Opinion.al

Pas