Politikë

Inceneratorët/ Berisha: Ahmetaj u shkarkua për të shpëtuar lëkurën e Ramës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 25/07/22 |
Opi Nion

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, ka folur për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i tij si zv/kryeministër.

Teksa e akuzon Ahmetajn si strumbullarin për aferën e inceneratorëve, Berisha tha se shkarkimi i tij ditën e sotme është bërë për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.

“Arben Ahmetaj është strumbullari. Ku e dini do thoni ju?! Ekipi i përdorur për këtë megavjedhje ka pasur 3 ushtarë. Siç e dini ju, Zoton, Gugallja, Mërtirin. Ahmetaj, i cili i pyetur në komisionin Hetimor Parlamentar për njohjen me Zoton, paraqiti traumën e tij që pësoi dhe nuk pohoi atë njohje. Ju them shqiptarëve se ai ka qenë menaxher i Kompanisë Hermes, me të cilën Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse ku kapnin vlerën e 3.3 mln euro. Ahmetaj pësoi një aksident në Maqedoni ku ishte i shoqëruar me këta mafiozë, dhe cilido që të rishikojë, të shoh vendimet e Gjykatës së Kumanovës,. Ahmetaj është njeriu që ka firmosur shndërrimin e fondit të emergjencës në fundin për djegësin, 55 mln euro. Ai ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës. Ai sot u shkarkua vetëm me një qëllim, të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës.”, tha Berisha.

Pas