Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratorët/ Basha: I kapa me presh në duar, por më sulmojnë mua

2022/02/27 at 2:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët/ Basha: I kapa me presh në duar, por më sulmojnë mua

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të dielë një takim me strukturat e degës së PD-së , nr.12 në kryeqytet.


Gjatë fjalës së tij Basha u ndal te afera e inceneratorëve për të cilën u shpreh se “430 milionë euro të shqiptarëve për një gjoja skemë të djegies së plehrave, kanë qenë një skemë e avullimit të parave”.

“430 milionë euro të shqiptarëve për një gjoja skemë të djegies së plehrave që siç e pamë të gjithë, ka qenë një skemë e avullimit të parave të shqiptarëve. Kemi 6 vite që i denoncojmë me emër njerëzit që e bënë këtë, por u desh një komisioni hetimor parlamentar si ai që përfundoi punimet javën e kaluar, që ato të cilat Partia Demokratike i denoncoi prej vitesh me radhë, të provoheshin me fakte dhe me dëshmi të vet zyrtarëve se ishin të vërteta, të dhimbshme dhe kriminale. Si ka mundësi mor zoti kryeministër që ti, që i di të gjitha, gjithë çfarë ndodh në Shqipëri, në Ballkan, në Europë edhe në botë, se e mban veten për lider  global apo jo, ti nuk e paske ditur që gjysma e kabinetit tënd, gjysma e ministrave paskan, siç thotë vet, paska ngjyer gishtin mbrapa shpinës time. Si qenka kjo punë kështu. Brenda një dite miratohen 17 akte zyrtare, kalohet një vendim i këshillit të ministrave që e firmos kush? Kryeministri apo jo? Dhe ti nuk e dije. Nuk e di ti pas 8 vitesh në pushtet që këtu për të marrë një letër shteti, një qytetari të zakonshëm i duhen javë e muaj sorollatje nga një zyrë në tjetrën”, tha ai.

Më tej ai shtoi se punimet e komisionit hetimor parlamentar treguan  që taksat e shqiptarëve “gllabërohen” nga një grusht njerëzish.

“Dhe hetimi parlamentar tregoi se si modeli ynë, modeli i akteve, i punës konkrete, i përkushtimit për interesat e njerëzve, për paranë publike, që është një fjalë e madhe, për taksat tuaja, për ato që dalin nga xhepi i shqiptarëve, i baballarëve, i nënave, dhe në vend që të kthehen tek vogëlushët e shqiptarëve, në vend që të kthehen te pensionistët, që pensionistët i kanë kaq shumë nevojë, në këto kushte të tmerrshme për ndihmë, gllabërohen nga një grusht njerëzish, puna jonë, modeli ynë jep rezultat dhe ka filluar të japë rezultat. Kjo e ndan dhe nga modeli tjetër, nga modeli i baltës, i gënjeshtrave, i sulmit për hir të sulmit. Unë të kap me presh në duar duke vjedhur 430 mln euro, ti fillon e shpif kundër meje, bashkë me dy shokët e tu, tre shokët. S’më bën fare asnjë përshtypje! Sulmet , shpifjet, ndaj meje personalisht, ndaj bashkëpunëtorëve të mi, ndaj deputetes që keni këtu, edhe këtë e sulmojnë nga mëngjesi deri në darkë. Merren me një zonjë, merren me familjen e saj, merren me fëmijët e saj, siç u morën me kryetaren e komisionit, Tabakun. Merren me ne personalisht! Por ne këto sulme as s’na bëjnë përshtypje fare!”, tha Basha./Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohet mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
Para
Putin urdhëron dërgimin e trupave ruse në lindje të Ukrainës

Urdhëron Putin: Forcat e parandalimit bërthamor të jenë në gatishmëri të lartë

Zelenskiy tjetër reagim: Ne mund ta ndalojmë këtë luftë dhe të jetojmë në paqe

Ukraina pranon negociatat me Rusinë, do të mbahen në kufirin me Bjellorusinë

Video/ “Lavdi kombit tonë!”, ukrainasit bllokojnë rrugët me thasë me rërë

Video/ "Lavdi kombit tonë!", ukrainasit bllokojnë rrugët me thasë me rërë
















TE FUNDIT

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
19 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një grua dhe djali i saj kanë ndërruar jetë...

Lexo më shumë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
19 Tetor, 2025

Një ditë pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami është publikuar përplasja mes tij dhe prokurorit Gjergji Ceka, në sallën e...

Lexo më shumë

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
19 Tetor, 2025

Një grabitje ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, i cili do të mbetet i mbyllur gjatë gjithë ditës....

Lexo më shumë

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
19 Tetor, 2025

20 nëpunës të administratës publike janë dërrguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com