Kryesore

Inceneratorët, Basha: Dëgjojnë tringëllimat e prangave dhe flasin për bravat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 18/02/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Lulzim Basha hapi fushatën e kandidatit, Ferdinand Saraçi që do të garojë më 6 mars për bashkinë e Rrogozhinës.

Basha u ndal tek çështja e inceneratorëve, duke akuzuar mazhorancën për korrupsion. Basha paralajmëroi se ministra të tjerë do të dalin para drejtësisë, teksa tha se përgjegjësi kryesor për korrupsionin në vendin tonë është kryeministri Edi Rama.

 “Po e shikoni në komisionin e inceneratorëve sesi qajnë kur ballafaqohen me fakte që i kanë detyruar të hedhin firmën për tu vjedhur shqiptarëve 430 milion euro. i kanë detyruar. Me vetëdije apo pa vetëdije kanë firmosur tu hiqet buka e gojës vogëlushëve, pensionistëve, fermerëve. Komisioni i ineceratorëve provoi atë që kemi 6 vite që  e denoncojmë. Kauza jonë është e drejtë. Kjo fabrikë që nuk djeg plehra, por paratë e Edi Ramës. Nuk ka pasur një skandal të këtyre përmasave. Për fat të keq korrupsioni ka qen shoqërues i këtyre 30 viteve por kurrë më parë nuk kemi parë një babëzi. Na kanë sulmuar këto 6 vite që thonim të vërtetën. Të gjithë këta ishin bashkë dhe Edi Rama nuk kishte dijeni endni ju. Guxojnë këta pas shpinës së Edi Ramës. Padiskutim që jo. Prandaj komisioni do të vazhdojë punën. Ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK janë prova më e mirë, që hedh poshtë të gjithë sulmet ndaj PD. do ti intensifikojnë sulmet. Sa më shumë u dëgjohet tringëllima e prangave aq më shumë kanë filluar të flasin për bravat. Dy ministra i ka prapa bravave, të tjerë e kanë radhën. Ky është nga ata që i bën kurban. Por nga e vërteta nuk shpëton dot”,-tha Basha./ Opinion.al

Pas