Bota

Inaugurimi i Biden, Lady Gaga e Jennifer Lopez do performojnë në ceremoni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 14/01/21 |
Semiljana Azizi

Në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden në 20 janar, si Presidenti i SHBA-së, do të performojnë dy këngëtaret me famë botërore,  Lady Gaga dhe Jennifer Lopez.

Lajmi është konfirmuar ditën e sotme në një deklaratë të bërë nga komiteti i inaugurimit të Biden. Të dyja këngëtaret e kanë mbështetur hapur demokratin gjatë fushatës, teksa himnin bëhet me dije se do ta këndojë Lady Gaga.

Inaugurimi i Presidentit të ri të SHBA-ve pritet të ketë pjesëmarrje të kufizuar dhe shkak është bërë pandemia COVID-19, por edhe trazirat e javës së kaluar në Capitol Hill. Komiteti përurues i Biden ka njoftuar se parada tipike që pason ceremoninë e betimit do të zhvillohet virtualisht dhe do të paraqesë mbështetës nga i gjithë vendi.

Ndërkohë, do të ketë dhe një program “prime-time” të quajtur ”Celebrating America”, do të ketë drejtues Tom Hanks dhe do të ketë artistë të shquar si Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake apo Ant Clemons./Opinion.al

Pas