Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

In-memoriam/ Ja çfarë thoshte Gilman Bakalli për vdekjen një vit më parë

2016/10/09 at 11:47 AM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
In-memoriam/ Ja çfarë thoshte Gilman Bakalli për vdekjen një vit më parë

Rreth një vit e gjysëm më parë, profesor Gilman Bakalli, që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, ka thënë një intervistë mbreslënëse ku, ai flet për jetën, vdekjen, pasionet, etj. “Pyetjes si do të doje të vdisje?-ai do ti përgjigjej:-Sa hap e mbyll sytë!”


Gilman Bakalli ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare pasi u prek nga një luecemi akute. Ai la një dhimbje të madhe tek familjarët dhe miqtë, studentët, etj.

Më poshtë intervista e tij në shkurt 2015

Cila është pika më e thellë e mjerimit për ty?

Nuk e kam provuar! Do të duhej të ishte një pikë, në të cilën nuk ekziston shpresa, por kjo pikë është praktikisht e paarritshme, sepse sado thellë të jesh zhytur në mjerim, shpresa nuk shuhet asnjëherë se nesër lind një ditë e re, e cila mund të të nxjerrë në sipërfaqe.

Nëse do mund të zgjidhje, ku do të të pëlqente të jetoje?

Do të më pëlqente të jetoj në një vend, në të cilin njerëzit janë të lirë të zgjedhin si të jetojnë.

ëfarë është lumturia për ty?

Asgjë më shumë se sa një sinjal që natyra e ka krijuar për të më treguar se po bëj atë që dua.

Për cilat gabime ndihesh më shumë fajtor?

Gabimet, për të cilat ndjehem më shumë fajtor, janë ato gabime, të cilat kam pasur mundësi t’i evitoj lehtësisht.

Cilët janë heronjtë dhe heroinat e tua në letërsi?

Heronjtë dhe heroinat në letërsi zbehen me kalimin e viteve dhe ngelen në kujtesë thjesht si personazhe simpatike, prej të cilëve mund të veëoj “shkruesin e vogël fjorentin” tek romani “Zemër” e de Amici, i cili më frymëzonte si fëmijë për të ndihmuar familjen. Tani më tërheq personazhi Coleman Silk i romanit të Philipp Roth “Human Stain” (Njolla njerëzore) për sinqeritetin unik me të cilin ai përballon dhe administron konfliktin tragjik midis unit dhe tiranisë së shoqërisë.

Cilat personazhe të historisë vlerëson më shumë?

E kam të vështirë të vlerësoj personazhe historikë. Jam shumë skeptik ndaj tyre. Koha i ka ngjyrosur me kaq shumë ngjyra, saqë i konsideroj tashmë të gjithë si personazhe fiktivë me shkallë të ndryshme besueshmërie.

Po heronjtë e jetës reale?

Heronj të jetës reale kam konsideruar dhe vazhdoj të konsideroj babain tim dhe të gjithë bashkëvuajtësit e tij në burgjet e diktaturës. I admiroj realisht për kurajën me të cilën përballuan humbjen e lirisë, që, sipas meje, është prova më e vështirë e jetës. I admiroj se si ia dolën të mbijetonin me aq dinjitet prej asaj ëmendurie komuniste.

Piktori i preferuar?

Nuk kam piktor të preferuar, por kam mënyra të pikturuari të preferuara. Këtu bëjnë pjesë të gjitha ato piktura që krijojnë atmosferë.

Muzikanti i preferuar?

Quhet Art van Damme dhe është Zoti i xhazit me fizarmonikë.

Cilësia që admiron më shumë te një burrë?

Guximi

Po te një grua?

Ndershmëria.

Virtyti i preferuar?

Sensi i masës.

Aktiviteti i preferuar?

Nuk e di për ëfarë aktiviteti e keni fjalën. Fizik? Është ëiklizmi në natyrë, sidomos në mal. Mendor? Është përkthimi. Më pëlqen edhe të pi kafe me miq. Ky i fundit është fatkeqësisht një aktivitet, të cilit nuk i jepet rëndësia e duhur dhe shpërdorohet tej mase.

Nëse do të ishe një person tjetër, kush do të ishe?

Zeusi

Tipari yt më i spikatur?

Aftësia për të vëzhguar dhe dëgjuar. Me fjalë të tjera, aftësia për të heshtur.

Po tipari që vlerëson më shumë te miqtë?

Korrektësia.

Cili është defekti yt më i madh?

Tendenca për reagime shpërthyese pasi kam heshtur gjatë në lidhje me një ëështje.

Nëse do të ishe një objekt, ose një kafshë, ëfarë do ishe?

Një shishe verë shumë e vjetëruar.

Ngjyra e preferuar?

Vjeshta.

Lulja e preferuar?

Lule sahati (passiflora incarnata, passion floëer). Kjo lule dikur stoliste muret e gurit të oborreve shkodrane.

Shpendi që të pëlqen?

Dallëndyshja.

Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Pyetjet në lidhje me preferencat janë shpikur për të na ndërgjegjësuar për pamundësinë e aktit të përzgjedhjes. Kur mendoj se sa e vështirë është të zgjedhësh gjellën e preferuar, imagjino sa e pamundur të veëosh shkrimtarët e preferuar. Mund të rendisja pa problem një listë shkrimtarësh të njohur apo të panjohur që i lexoj me qejf, por kjo s’do kishte kurrfarë kuptimi. Fakti që vazhdojmë të lexojmë ëdo ditë, fakti që vazhdojmë të lexojmë edhe pasi kemi zbuluar disa shkrimtarë të mirë tregon se, në thelb, ajo që na intereson vërtet nuk është shkrimtari, por letërsia. (Megjithatë për të qenë korrekt me pyetjen: Milan Kundera, Philipp Roth, Franz Kafka, Michel Houllebecque, Thomas Bernhard, Robert Musil, Elfride Jelinek, Haruki Murakami)

Po poetët?

E kam të vështirë të veëoj. As që dua të kem poetë të preferuar. Dua poezi që më japin kënaqësi estetike, poezi që më prekin telat e një gjendjeje të brendshme shpirtërore. Më intereson Krijimi dhe jo Krijuesi (Frederik Rreshpja, Goethe, Paul Celan, Rilke).

Cila është gjëja që nuk e pëlqen fare?

Ambicia për karrierë.

ëfarë dhuntie do doje të kishe?

Të njihja passëord-et e botës sime të brendshme.

Si do doje të vdisje?

Sa hap e mbyll sytë!

Në ë’gjendje mendore je aktualisht?

Gjendje e përgjithshme stresi. Krahas shqetësimit që të jep e tashmja dhe pasigurisë që të jep e ardhmja, teksa i afrohesh të 50-ave, fillon të merresh edhe me të kaluarën, me gjurmët që ke lënë, me zgjedhjet që ke bërë në jetë, etj.

Cila është motoja jote në jetë?

Betejën më të madhe në këtë jetë e ke me veten, Gilman!

Publikuar më 21 shkurt 2015 tek revista Class. Ripublikohet-In memoriam per profesorin e ndjerë Gilman Bakalli



Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
Kryesore

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

11 Maj, 2025 11:45 pm
Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!
-U tha në Opinion

Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!

11 Maj, 2025 11:28 pm
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Para
Shqiptarë të Norvegjisë kontrabandë ilaçesh, ja ku i kishin fshehur

Shqiptarë të Norvegjisë kontrabandë ilaçesh, ja ku i kishin fshehur

Mos i falni hajdutët tanë!

Si mund ta shohim dasmën e Leka Zogut?

Emrat/ Luiza Gega fiton maratonën e Tiranës, në vend të 3-të një politikane

Emrat/ Luiza Gega fiton maratonën e Tiranës, në vend të 3-të një politikane
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com