Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

In memoriam/ 19 mjekë humbën jetën, një prej tyre shoku im i klasës

2020/12/05 at 8:05 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjeku tregon pajisjen që shpëton pacientët e intubuar, Shqipëria nuk e ka

Nga Edvin Prifti –

Po lexoja sot një listë me emrat e 19 kolegëve tanë mjeke që kane humbur jetën e tyre nga covid19.

Çdo emer prej tyre mbarte mijëra emra të tjerë pacientësh të shëruar, cdo emër mbarte sakrificat e panumërta të studimit, punës, lodhjes së turneve të natës. Balzaku thoshte që çdo mjek ka varrezën e vet. Covidi mesa duket ka varrezën e tij të mjekëve dhe infermierëve. E pra edhe çdo mjek si çdo njeri, një ditë do të vdesë dhe do të mbartë me vete rëndesën e humbjeve dhe gezimin e fitoreve, kur ka shkulur nga kthetrat e vdekjes pacientin që i ka besuar jetën. Është pak të them mirënjohjen ndaj tyre, dhimbjen ndaj kolegëve dhe shokëve që aktualisht luftojnë me vdekjen, dëshiren e tyre të madhe për të jetuar, dhe dhimbjen që ndjejnë familjet e tyre, shokët dhe kolegët e tyre. Pa dashur të permend emrat e këtyre heronjve të heshtur që po ikin pa i lënë asnjë dhembje kësaj shoqërie për të cilën ata dhanë aq shumë. Por kjo është një shoqëri pa memorie që vështirë se do t’i kujtojë.

Kjo është një shoqëri e metamorfozuar, e shkarë binaresh, ku njerezit e saj më me vlerë po kthehen ne epitafe të thjeshtë rrugëve dhe rrugicave të qyteteve tona.

19 mjekë nga 3000 mjekët e Shqipërisë humbin jetën, me pak fjalë 0.63% e numrit të mjekëve. Ne Itali kanë vdekur 216 mjekë nga 245000 mjeke qe ka Italia ose 0.088% e tyre, pra 7.5 here me pak se ne ose 750% me pak.

Këto shifra tregojnë dedikimin e jashtëzakonshëm të mjekëve tanë të shkelqyer. Këto shifra tregojnë që mjekët tanë i shërbyen pacientëve në nevoje paçka rrezikut per t’u infektuar. Një zemër e madhe e tyre!

Dr. Carlo Urbani ishte mjeku qe zbuloi coronavirusin e pare në vitin 2003, më pas u infektua dhe vdiq nga semundja e shkaktuar prej tij. E pra çdo njëri prej mjekeve tanë është një Carlo Urban, janë të sakrifikuarit tane, të humburit tanë, të mirët tanë.

E pra nje aritmetike e thjeshte per te kuptuar se sa duhet te kujdesemi per ta. Dhe kjo behet me me shume perkujdesje per ta. Nuk behet me gjykime absurde, nuk bëhet as kur ndonjë segment i pacipe i shoqërise i përçmon, i anatemon me padijen, i shkelmon me surrogatot, nuk i vlereson me bastardimin e cunguar Darvinian, i prosvald me të paaftët, i shkallmon me paditurinë, i ndrydh me friken, i perbuz me injorancën, i godet me trimat dhe bashibozukët, i perqesh me syreshet e batutave, i lakmon për botën e tyre te madhe, i ndyn me gojën e të ligjve, i traumatizon me punën, jeten, femijet, i tall me kulisat e të rrjedhurve dhe kur të përdalat apo të pervjellurat e satanait kanë diçka për të thëne për mjeket e këtij vendi. Kë? Këtë pjesëzë të vogel që quhen mjeke. Një prej tyre ishte shoku im i klasës. U rritëm bashkë. Qeshëm dhe bëme shaka si të gjithë njezët vjeçarët. Hokatar si ty miku im. Dhembje dhe lutje! Një tjeter mik i shtrenjtë po lufton në këto momente për jeten e tij. Na falni, nuk ditëm! Dhe tani asgjëja. CUR TAM?- pse kështu? Më shume ndjeshmeri ndaj tyre. Më shumë ndjeshmeri ndaj familjeve te tyre dhe te ardhmes së fëmijëve të tyre.

Ju sugjerojmë

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
Bota

Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

12 Korrik, 2025 4:31 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth
Aktualitet

“Mos kap me dorë se ta…”, çfarë ndodhi mes deputetëve të PD dhe Policisë në Theth

12 Korrik, 2025 4:26 pm
Para
Marrëveshja për “Zgjedhoren”/ Vasili: Asnjë lëshim për Damian Gjiknurin

Vasili: Masat zero efekt, vdekjet u rritën me 85% dhe infektimet me 67%

Covid/Ekspertët: Në SHBA, çdo ditë do të jetë një 11 Shtator

Covid/Pasoja edhe pas disa muajsh, shtohen pacientët afatgjatë  

“Viti më i keq ndonjëherë”, revista Time fshin 2020

“Viti më i keq ndonjëherë”, revista Time fshin 2020

TE FUNDIT

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
12 Korrik, 2025

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë...

Lexo më shumë

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
12 Korrik, 2025

Shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarr në sipërfaqe të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke lënë pas dëme të...

Lexo më shumë

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
12 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut,...

Lexo më shumë

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
12 Korrik, 2025

Aktorja hollivudiane Michelle Pfeiffer ka sulmuar miliarderin Bill Gates dhe duke shprehur shqetësimin e saj për një produkt të ri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com