Aktualitet

Imzot George Frendo infektohet me COVID-19, shtrohet në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:09 - 12/11/20 |
Opi Nion

Arqipeshkvi Imzot George Frendo është infektuar me koronavirus.

Përmes një njoftimi, Kisha Katolike e Shqipërisë, bën me dije se Imzot George Frendo ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor, ndërsa mbrëmjen e sotme me rekomandimin e mjekëve është shtruar në spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore.

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rekomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”, njofton zyra e shtypi të KISH./Opinion.al

Pas