Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Imzot Frendo meshë speciale për situatën politike në vend

2019/05/31 at 3:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Imzot Frendo meshë speciale për situatën politike në vend

Imzot Frendo, Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit ka u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve që të premten e ardhshme të agjërojnë si dhe të luten për krizën politike të krijuar në vend.

Ai iu drejtua politikanëve duke apeluar që të gjendet një zgjidhje për këtë krizë të krijuar, për të mirën e përbashkët sesa për atë partiake apo vetjake.

 “Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot”, shprehet ai në thirrjen drejtuar besimtarëve, duke shtuar “Nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë”,-thotë Imzot Frendo.

Reagimi i Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, Imzot Frendo
Sigurisht se të gjithë ju jeni të vetëdijshëm për situatën kritike që ka përballuar dhe po përballon vendi ynë në këta muaj të fundit. Sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të rënda do të jenë pasojat për shoqërinë tonë.

Ne, si Ipeshkvinj katolikë, si edhe Këshilli Ndër-fetar, kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën e krijuar, dhe i kemi bërë apel politikanëve tanë që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë ose vetiake, dhe duke ndjekur rrugën e dialogut. Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot.

Në Shkrimin Shenjt lexojmë shumë herë se në periudha dhe situata të vështira, populli i Hyjit në Besëlidhjen e Vjetër (domethënë para ardhjes së Jezu Krishtit), por edhe pas ardhjes së Zotit Jezus, besimtarët i janë drejtuar Hyjit me lutje dhe agjërim.

I frymëzuar nga këto mësime nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë.

Kjo ditë, vetëm dy ditë para festës së madhe të Rrëshajeve, do te jetë edhe një ditë përgatitjeje shpirtërore për festën e ardhjes së Shpirtit Shenjt, që Ai, me dhuratat e tij të urtisë dhe të forcës, t’i ndriçojë politikanët tanë për të gjetur rrugën e paqes dhe t’i forcojë për të hequr dorë nga çdo lloj krenarie që i pengon nga rruga e drejtë. Njëkohësisht u urdhëroj të gjithë famullitarve që atë ditë, e premte, më 7 qershor, të organizojnë në kishat famullitare një adhurim për paqen, për të cilën t’i nxisin besimtarët të jenë të pranishëm.

E dhënë sot, më 31 maj 2019, festa e Vizitës së Zojës Mari tek Elizabeta.

Etiketa: APELimzot frendopolitike

Ju sugjerojmë

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
Kryesore

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

2 Korrik, 2025 7:56 pm
Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

2 Korrik, 2025 7:43 pm
Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur
Rajoni

Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur

2 Korrik, 2025 7:29 pm
Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë
Sport

Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë

2 Korrik, 2025 7:17 pm
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?
Bota

Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

2 Korrik, 2025 6:47 pm
I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin
Kronikë

I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin

2 Korrik, 2025 6:39 pm
Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë
Bota

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë

2 Korrik, 2025 6:22 pm
Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve
Aktualitet

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve

2 Korrik, 2025 6:06 pm
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit
Aktualitet

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

2 Korrik, 2025 5:52 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Arrestohet një person, policia i gjen armë në makinë

2 Korrik, 2025 5:41 pm
Para
Lotaria Amerikane, ambasada publikon datën për aplikimet

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA i bën thirrje shtetasve të saj

Ankesë në BE për koncesionin Milot-Balldren. PD: Aferë korruptive

Ankesë në BE për koncesionin Milot-Balldren. PD: Aferë korruptive

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas takojnë Archien e vogël

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas takojnë Archien e vogël

TE FUNDIT

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
2 Korrik, 2025

Në përmbyllje të ditës së parë të dialogut për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural', kryeministri Rama u ndal ndër të tjera edhe...

Lexo më shumë

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
2 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me fermerët dhe sipërmarrësit në përmbyllje të Ditës së...

Lexo më shumë

Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur

Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur
2 Korrik, 2025

Derisa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zotua se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, udhëheqësit...

Lexo më shumë

Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë

Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë
2 Korrik, 2025

Vllaznia ka pësuar një tjetër humbje në miqësore, gjatë fazën përgatitore në Slloveni. Pas disfatës 4-0 nga Olimpija Ljubljana një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com