Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

IMT sfidon gjykatën dhe prish murin, drejtori del blof

2022/09/15 at 9:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
IMT sfidon gjykatën dhe prish murin, drejtori del blof

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte problemin e pronës së qytetarit Pandeli Tarusha, që nga truall u shndërrua papritur në arë.


Gazetarja shkoi te IMT, Bashkia Korçë, për murin e prishur nga Bashkia, pa leje dhe mbi vendimin e gjykatës. Drejtori nuk e pranoi, që ka ndërhyrë, por e tradhton një shkresë e shërbimeve publike.

Gazetarja: Pse del si cub zyre, pse nuk shprehesh tamam ti? Pse duhet të bësh gangon me ne?

Drejtori: Pse po bëj gangon?

Gazetarja: Po mirë mo unë jam gazetare, minimalisht kam ardhur nga Tirana, kam bërë disa kilometra nga Tirana në Korçë dhe ti më përgjigjesh mua kështu? Meqë u prish muri normalisht, logjikisht nga IMT-ja prishet.

Drejtori: Muri u prish dhe u ndërtua nga i ati i zotërisë.

Gazetarja: Kush e prishi? Se e morëm vesh kush e ndërtoi?

Drejtori: Po nuk e dimë bre kush e prishur. Nuk e kemi prishur ne murin.

Gazetarja: Po kush e ka prishur?

Drejtori: Nuk e di bre tashi!

Në zyrën e Kadastrës, titullari tha se është bërë një gabim, ndërsa specialisti ia hedh fajin një ish-punonjësi hipoteke, që ka bërë regjistrimin gabim.

Drejtori: Është gabim!

Gazetarja: Po!

Drejtori: Arë” në “Truall”, gjë që duhet verifikuar. Duhet parë mbi bazën e dokumenteve.

Gazetarja: Si mund ta rishikojmë rastin?

Drejtori: Ja mo, që tani! Që tani do t’ua jap punonjësve dhe besoj, që nesër mund të kesh një…

Gazetarja: Përgjigje…!

Drejtori: Po, besoj, që po…!

Specialisti ASHK: Gabimisht ato personat, që e kanë hapur, është hapur truall, por ai personi, që e lëshon atë certifikatë është në burg, sepse nuk mund të vazhdojmë një gabim, që ka bërë një person.

Gazetarja: Nuk ia ka vënë një specialist i thjeshtë. Me certifikatë pronësie të pajis një titullar institucioni.

Specialisti ASHK: Titullari i institucionit nuk ka kohë dhe nuk ka as mundësi fizike, t’i kontrollojë të gjitha çfarë bën, sepse këtu janë 30 punëtorë.

Gazetarja: Për këtë arsye është titullar ai, që t’i kontrollojë ai.

Specialisti ASHK: Po, po!

Gazetarja: Është gjë tjetër kur personi i ka bërë më manipulime , është gjë tjetër kur i ka kthyer përgjigje lapsus, se lapsus…

Specialisti ASHK: Lapsus, nuk i ka kthyer.

Gazetarja: Tani kam kthim-përgjigje nga Kadastra ku thotë, ish-Hipoteka ka bërë një lapsus, nga arë e ka nxjerrë në truall.

Specialisti ASHK: Po pra, nuk e ka bërë hipoteka, e bën regjistrimi fillestar. Tani, ça të them unë tani?

Gazetarja: Qytetarë ça të bëjë tashi?

Specialisti ASHK: Qytetari ta ndjekë në rrugë ligjore! Nëqoftëse një institucion tjetër del me konkluzionin, se kjo pasuri në bazë të dokumentacionit të origjinës, është truall, atëherë jemi gabim ne dhe do ta korrigjojmë, dhe do të mbajmë përgjegjësi ne si zyrë!

Për këtë situatë, Pandeli Tarusha ka bërë kallëzim në prokurorinë e Korçës për Bashkinë, IMT-në dhe ASHK-në, por ka një vit që nuk merr përgjigje.

“Prokurorisë Korçë i jam drejtuar më 26 Tetor 2021”, tha Tarusha.

Gazetarja pyeti prokurorin e çështjes, Orgent Eminaj, i cili ka 11 muaj, që nuk njofton qytetarin, por ai mjaftohet të thotë, së çështja është në hetim.

Jam Odeta, jam një gazetare nga emisioni “Stop”. Më datë 6.10.2021 Pandeli Arqile Tarusha ka nisur një kallëzim dhe ju jeni prokuror i çështjes. Tani sot në 6.9.2022 nuk ka marrë ende një përgjigje.

Prokurori: Me sa dimë është në hetim e sipër.

Të lutem, minimalisht pasi unë si qytetar të dërgoj një shkresë, minimalisht ju si prokuror mund të ktheni një përgjigje brenda mundësive tek ai afati 15 ditor.

Prokurori: Po patjetër! Po në dijeninë time, po në dijeninë time, unë e di, që i janë kthyer, sepse më ka ardhur dhe unë i jam kthyer.

Nuk ka përgjigje.

Prokurori: Shiko! Në momentin, që nuk ka një vendimmarrje nga ana e prokurorit, do të thotë, që çështja është në hetim.

Mund t’i kthesh edhe një përgjigje që çështja është në hetim, ama i kthehet një përgjigje qytetarit.

Prokurori: Po pra, po të them, që është në hetim patjetër. Çështja është në hetim, sepse përderisa nuk ka njoftuar për përfundim hetimi, çështja është në hetim.

Jo, jo se këtë nuk e hamendëson qytetari, nuk duhet ta dijë me patjetër që është nën hetim se edhe mund të mos jetë marrë çështja.

Prokurori: Bëni një kërkesë dhe të përgjigjem zyrtarisht!

Po më fal të rri dhe unë me një vit kthim përgjigje pastaj apo mua do ma kthesh brenda 15-ditëshit?

Prokurori: Jo! Atëherë do ta shikojmë!

Duke qenë se ka mbushur 11 muaj mund t’i kthesh një përgjigje?

Prokurori: Po, do ta kem parasysh!/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Para
Valteri: Meta ka paguar 1.2 milionë dollarë për lobime, janë të padeklaruara

Valteri: Meta ka paguar 1.2 milionë dollarë për lobime, janë të padeklaruara

Padia në SPAK/ Avokati: Nuk është marrë një shumë parash nga Kryemadhi siç pretendohet

Padia në SPAK/ Avokati: Nuk është marrë një shumë parash nga Kryemadhi siç pretendohet

Kryemadhi: Ilir Meta rekuperon gjithë situatën e opozitarizmit

280 mijë € një operacion, Kryemadhi:Edhe seksin të kisha ndryshuar nuk do kisha paguar aq
















TE FUNDIT

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com