Kanë nisur prishjet e objekteve në pikën turistike të Drilonit ku po zbatohet projekti për parkun ujor Drilon-Tushemisht.
Mësohet se po prishen disa objekte të ndërtuara ndër vite me struktura betoni dhe ura mbi ujërat e lumit dhe disa objekte të tjera të vjetra që janë parashikuar të mos jenë më në këtë zonë turistike.
Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake Pogradec ka nisur ditën e djeshme dhe pritet të vijojë edhe nesër me disa objekte të tjera në Tushemisht.
Në këtë aksion është pjesë mbështetëse edhe Policia e Shtetit. Ndërkq, nuk ka patur rezistencë nga pronarët, pasi ishin njoftuar më herët.