Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Improvizimi si formulë artistike!

2016/10/19 at 10:45 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Improvizimi si formulë artistike!

Shënim për shfaqjen “Sonte do të luajmë pa tekst” me regji të Driada Dervishit, vënë në skenën e Teatrin Kombëtar në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur si Yllka Mujo, Dritan Boriçi, Adelina Muça, Olta Gixhari, Gent Hazizi, Amos Zaharia, Niada Saliasi, Bes Bitraku, Sokol Angjeli, Met Xhelili, Neritan Liçaj dhe Marsel Rupi.


Nga Albatros Rexhaj-

“Sonte do të luajmë pa tekst” me regji të Driada Dervishit, punuar sipas “Questa sera si recita a soggetto” (Sonte do të improvizojmë) shkruar nga Luigi Pirandelo, sapo ka përfunduar ciklin e vet të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar. Një shfaqje që u prit me një kërshëri të madhe nga komuniteti artistik, që zgjoi goxha interesim te publiku dhe që do të mbahet mend si një nga shfaqjet me brumë përmbajtësor për një debat kualitativ, që realisht mungoi.

Shfaqjen e kam parë dy herë; menjëherë pas premierës dhe së fundmi në një nga netët e fundit të shfaqjes. Shfaqjes iu riktheva edhe njëherë pasi që më duhej kohë dhe distancë që të vendosja se në çfarë këndvështrimi do t’i qasesha shfaqjes së Driadës.
Si publik, nëse nisemi me idenë që të gjejmë diçka që nuk e kemi parë deri tani në skenë, një gjë të tillë nuk do ta gjejmë te “Sonte do të luajmë pa tekst”. Si në në mizaskenë, skenografi, lojë aktorësh e detaje të tjera, në një mënyrë ose një tjetër, që të gjitha tashmë janë parë. Nëse synojmë të shohim shpërthime artistike në skenë (sidomos duke marrë parasysh kastin e aktorëve) as këtë nuk do ta hasim. Dhe nuk do të gjejmë as diçka pikante brenda kontureve të një argëtimi mendjelehtë (improvizimi, si koncept, sugjeron pikërisht këtë). E veçanta e kësaj situate është se përballë shfaqjes së Driadës, spektatori duhet të vendosë se cilin rol duhet ta zgjedhë për veten: atë të spektatorit që synon thjesht ta shohë dhe të kënaqet me shfaqjen apo të spektatorit që nuk ka shkuar për të parë shfaqjen, por ka shkuar për të parë se çfarë ka bërë regjisori dhe aktorët. Një situatë atipike, fiks si të kishte dalë nga laboratori dramaturgjik i Pirandelos!

Në shumë biseda me kolegë aktorë e regjisorë, kam thënë se nuk do të shkruaja për shfaqjen e Driadës, pasi që kisha ndjesinë se nuk më kishte intriguar mjaftueshëm. Por, nuk e kam fare problem ta pranoj, kur e pashë shfaqjen për herë të dytë e kuptova se edhe unë, si shumë kolegë të tjerë të botës së teatrit, shfaqjes i isha qasur nëpërmjet një “dioptrie paragjykuese” dhe jo si spektator e si mik i teatrit.

Nuk e di nëse Driada e ka menduar pikërisht këtë gjë, por, me konceptin e saj regjisorial na ka futur në kurthin burimor të laboratorit dramatik të Pirandellos. Në udhëzimet e tija për mënyrën si mund të vihet në skenë kjo vepër e tij, Pirandello ka theksuar se është e rëndësishme që publiku të ngarendë pas gjërave periferike, pa dyshim një nga “talljet” që Pirandello i bën frymës sipërfaqësore në teatër, që, si fenomen, vazhdon të jetë po aq aktual edhe sot. Në fillim, edhe vëmendja ime – bashkë më shumë te tjerë nga ata që e mbajmë veten për publik të kultivuar – ngarendi pas gjërave periferike që i përmenda në fillim duke e anashkaluar tërësisht thelbin.
Si vepër e shkruar, “Sonte do të improvizojmë” është një nga tre veprat e Pirandelos (bashkë me “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin” dhe “Secili në rrugë te vetë”) ku ai merret me jetën e brendshme të shfaqjes, raportin aktor dhe personazh, atë që në një interpretim të lirë e quajmë “teatri brenda teatrit”. Pirandello e ka konsideruar teatrin si një metaforë për vetë ekzistencën tonë, ku gjithsecili nga ne është aktor në skenën e jetës. Në këto tre vepra, Pirandello eksploron me rrafshet ezoterike në mes të filozofisë ekzistencialiste dhe psikologjisë se Frojdit, konfliktit në mes të personit dhe personazhit (karakterit) që ky person ndërton ose ia mvesh vetes.

Njëlloj si personazhet e Pirandellos, edhe ne kemi dilema për autorin e ekzistencës sonë. “Ai që jeton, përderisa është gjallë, nuk mund ta shohë veten duke jetuar”, thotë Pirandello duke sugjeruar si pafuqinë tonë për të vendosur për veten, për të përkufizuar vetë personalitetin tonë (raporti me autorin), por edhe absurdin e prirjes sonë për të improvizuar, duke sugjeruar se megjithatë duhet dora e një autori të përgjegjshëm.

Si regjisore, në këtë shfaqje, Driada Dervishi trajton rëndësinë e aktorit dhe nëpërmjet tij trajton rëndësinë e njeriut si qenie e ndërgjegjshme. Në universin e Pirandellos, aktori është sinonim për njeriun i cili, njëlloj si aktori, e ndjen veten peng të skenarit të shkruar dhe ndërhyrjeve të regjisorit (krijuesit). Në traditën shqiptare të teatrit, por jo vetëm, aktori, jo rrallë herë, e gjen veten në mes të dilemës në është kukull apo është një pjesëmarrës i ndërgjegjshëm i asaj që krijohet në skenë. Pirandello pohonte se autorësia e shkrimtarit përfundon në letër dhe në skenë fillon ajo e regjisorit, por, te “Sonte do të improvizojmë”, shkon edhe më larg duke sugjeruar se autorësia e regjisorit përfundon në çastin kur ngrihet sipari dhe gjithçka është në duar të aktorëve. Siç aktori nuk është kukull që mund të udhëhiqet me penj, ashtu edhe njeriu nuk është një robot që mund të programohet, ky është mesazhi universal i veprës së Pirandellos, por edhe i shfaqjes së Driada Dervishit. Nuk mjafton të dimë fjalët që duhet të themi apo të dimë skicën e lëvizjeve dhe veprimeve që duhet të bëjmë, por duhet diçka më tepër. Në mos për asgjë tjetër, thjesht për shkak se njeriu, si qenie, duhet të jetë diçka më shumë sesa kuptimi i parë që na vjen në mendje.

Me trajtimin që i bën rolit dhe funksionit të aktorit në skenë, në “Sonte do të luajmë pa tekst”, Driada Dervishi ka kapur detajin më të rëndësishëm të kësaj vepre të Pirandelos: dimensionin filozofik. Në mënyrën si e ka ndërtuar shfaqjen, Driada përçon mesazhin se një vepër skenike mund të perceptohet veç si tërësi dhe jo si një shuma e pjesëve të saj dhe po i njëjti parim vlen edhe për njeriun si qenie e veçantë. Ndërkaq duke u përqendruar në elementin e lirisë individuale të femrës, por edhe raportet e përçudnuara ndër-njerëzore që sot mbizotërojnë familjet tona – dy elemente që zhvillohen përgjatë tërë shfaqjes nëpërmjet simbolikës se femra duhet të ketë lirinë e zhvillimit të personalitetit të saj – dimensionin filozofik të Pirandellos e zhvendos në realitetin tonë shqiptar.

Në mënyrën si e ndërton narracionin skenik – përfshirë ndërhyrjet me pika baleti, neurozën e brendshme të aktorëve gjatë kapërcimit nga roli si vetja në rolin si personazh skenik, por edhe ndërthurja me skena shekspiriane – Driada Dervishi e mban shfaqjen e vet, tërë kohën, brenda universit dramaturgjik të Pirandellos. Përballë një shfaqjeje të tillë, jo pak nga publiku do të ngarendin pas argëtimit mendjelehtë që kjo shfaqje ofron me bollëk, disa do të përhumben në analiza të detajeve periferike, por do të ketë edhe të atillë që do ta gjejnë vetën duke menduar për universin dhe natyrën e vërtetë të ekzistencës sonë. Në të treja rastet, që të gjithë janë brenda universit artistik të Pirandellos.

Ndërkohë që sinkronizimi i aktorëve, në atë mënyrë që të zbehen dallimet në mes të moshës dhe përvojës skenike të aktorëve të ndryshëm, është një gjetje e mirë, megjithatë pata përshtypjen se Driada ka mundur të bëjë më shumë me kastin e aktorëve që kishte në dispozicion. Edhe pse është një njohëse e mirë e universit artistik të Pirandellos, mu krijua ndjesia se edhe Driada kishte rënë në një nga grackat e Pirandellos dhe si regjisore nuk ka pasur besim të mjaftueshëm te kasti i saj i aktorëve. Në aspektin dramaturgjik, por edhe filozofik, një nga gjetjet më të mëdha të kësaj vepre është mundësia që, në pjesë të caktuara të veprës, aktorët të jenë realisht vetja e tyre, prandaj Driada ka mundur të eksperimentojë më shumë me këtë detaj. Hiq aty këtu ndonjë detaj, aktorët, edhe pse ju krijohet mundësia të jenë vetja, megjithatë aktrojnë veten e tyre, d.m.th ndërtojnë personazh për veten e tyre!

Duke njohur potencën e aktorëve të angazhuar në këtë shfaqje (një kast i fuqishëm nga i pari deri te i fundit) kam pritur që së paku në një rast të përballem me ndjesinë ku do ta pyesja veten se kush vërtet aktron në skenë; aktorët – personazhe të Pirandellos apo aktorët e angazhuar nga Driada. Në tërësinë e një shfaqjeje të sinkronizuar mirë dhe me balanca funksionale, eksplorimi i këtij detaji të veçantë që ofron kjo shfaqje jam i sigurt se do të mund të sillte një risi në skenën tonë të teatrit.

Në fund, nuk kam si të mos e them, “Sonte do të improvizojmë” nuk është një vepër e lehtë për tu vënë në skenë, por, në të njëjtën kohë, është një vepër që edhe sikur të vihet në skenë me qindra herë, përsëri do të ofrojë diçka të re dhe diçka ndryshe. Konteksti i veçantë filozofik i veprës dhe rëndësia e këtij konteksti për aktualitetin tonë e fut këtë vepër në vorbullën e dilemave dhe sfidave tona kombëtare, ndërkaq Driada Dervishi dhe kasti i saj i aktorëve te shfaqja “Sonte do të luajmë pa tekst”, brenda linjave të teatrit italian të shek XX, krijuan një rrëfim bashkëkohor për teatrin shqiptar, atë që shfaqet në skenë, por edhe të atij tjetrit që shfaqet tërë kohën në jetët tona.

*Autori është shkrimtar dhe dramaturg. Ky reflektim është tërësisht personal

Sonte_pa_tekst (3) (1)Sonte_pa_tekst (3)



Ju sugjerojmë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
E ofendoi në emision, Hafizi: Rama s’është Kryeministër

E ofendoi në emision, Hafizi: Rama s'është Kryeministër

Publikohen emrat e tre të arrestuarve me kokainë në Tiranë

Gardiani i burgut të Fierit terror me armë në qytet

Foto/ Kriteret e “çuditshme” të Kallashit për shoqet: “Duhet ti kenë të mëdha”

Foto/ Kriteret e “çuditshme” të Kallashit për shoqet: “Duhet ti kenë të mëdha”
















TE FUNDIT

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com