Bota

Importet e energjisë në Gjermani po mbushin arkat e luftës ruse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 28/04/22 |
Opi Nion

Një grup i pavarur kërkimor thotë se Gjermania është blerësi më i madh i energjisë ruse në dy muajt e parë të luftës.

Një studim i publikuar nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër llogarit se Rusia fitoi 52.6 miliardë paund nga eksportet e karburanteve fosile që kur trupat ruse sulmuan Ukrainën më 24 shkurt.

Duke përdorur të dhëna për lëvizjet e anijeve, gjurmimin në kohë reale të rrjedhave të gazit nëpër tubacione dhe vlerësime të bazuara në tregtinë mujore historike, studiuesit mendojnë se Gjermania i ka paguar Rusisë rreth 9.1 miliardë euro (7.66 miliardë £) për dërgesat e karburanteve fosile në dy muajt e parë të luftës.

Qeveria gjermane tha se nuk mund të komentojë mbi vlerësimet dhe nuk pranoi të japë ndonjë shifër të sajën, shkruan Sky News./Opinion.al

Pas