Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Imorale të përfitosh në kohë krize”,Guterres: Taksa për firmat e naftës dhe gazit

2022/08/04 at 8:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Imorale të përfitosh në kohë krize”,Guterres: Taksa për firmat e naftës dhe gazit

UN Secretary-General Antonio Guterres speaks during a joint press conference with Russian Foreign Minister following their talks in Moscow on April 26, 2022. (Photo by Maxim SHIPENKOV / POOL / AFP)

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje që kompanive të naftës dhe gazit t’u vendosen taksa të veçanta.

Komentet e tij vijnë pasi rritja e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë i shtyn fitimet e industrisë në nivele të reja. Guterres tha se ishte “imorale” që këto firma të përfitonin nga kriza.

BBC News shkruan se pushtimi rus i Ukrainës në shkurt ka përkeqësuar mungesën globale të naftës dhe gazit, duke ndërprerë aksesin në naftë dhe gaz nga Rusia dhe duke rritur çmimet.

Ndërsa, familjet po përballen me fatura më të larta të energjisë, kompanitë po korrin përfitime.

Kompania ‘BP’ raportoi së fundmi fitimin e saj më të madh në 14 vjet, ndërsa fitimet e Shell në periudhën prill-qershor arritën një rekord. Së bashku, katër nga firmat më të mëdha të energjisë, Exxon, Chevron, Shell dhe TotalEnergies fituan rreth 51 miliardë dollarë në tremujorin e fundit që është pothuajse dyfishi i asaj që fituan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Specialistët e energjisë shohin se fitimet rriten me rritjen e faturave “Kjo lakmi groteske po ndëshkon njerëzit më të varfër dhe më të cenueshëm, ndërsa shkatërron shtëpinë tonë të vetme të përbashkët,” tha Guterres.

“Unë u bëj thirrje të gjitha qeverive të tatojnë këto fitime të tepërta dhe të përdorin fondet për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në këto kohë të vështira”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar miratoi një taksë 25% për firmat e energjisë, një taksë e vetme që qeveria thotë se do të mbledhë rreth 25 miliardë paund për të ndihmuar në kompensimin e faturave të energjisë shtëpiake, të cilat janë rritur.

Disa vende të tjera, si Italia, kanë vendosur masa të ngjashme.

“Politikbërësit duhet të fokusohen në rritjen e furnizimit me energji dhe uljen e kostove për amerikanët. Vendosja e taksave të reja në industrinë tonë do të bëjë të kundërtën dhe vetëm do të dekurajojë investimet në një kohë kur është më e nevojshme,” tha ai.

Guterres paralajmëroi se çmimet e larta të energjisë do të kishin pasoja të ndryshme, pasi familjet dhe qeveritë në mbarë botën janë vënë nën presionin./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK
Aktualitet

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

18 Shtator, 2025 7:51 pm
Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…
Bota

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…

18 Shtator, 2025 7:08 pm
Trump: Kemi mosmarrëveshje me Starmer për njohjen e shtetit të Palestinës
Bota

Trump: Kemi mosmarrëveshje me Starmer për njohjen e shtetit të Palestinës

18 Shtator, 2025 6:21 pm
Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë
Aktualitet

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë

18 Shtator, 2025 6:07 pm
Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt
Kryesore

Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt

18 Shtator, 2025 5:21 pm
Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit
Bota

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza, mbi 83 viktima në orët e fundit

18 Shtator, 2025 4:43 pm
Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza
Bota

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza

18 Shtator, 2025 4:35 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga i dashuri, njerku i saj dhe efektivi i policisë

18 Shtator, 2025 3:43 pm
Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
Bota

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen

18 Shtator, 2025 2:56 pm
PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës
Kryesore

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

18 Shtator, 2025 2:09 pm
Para
Humb jetën në aksident kongresmenia amerikane Jackie Walorski

Humb jetën në aksident kongresmenia amerikane Jackie Walorski

62-vjeçari mbijetoi 16 orë brenda varkës së përmbytur në oqean

62-vjeçari mbijetoi 16 orë brenda varkës së përmbytur në oqean

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë,konkurs për administratorët e rinj

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë,konkurs për administratorët e rinj

TE FUNDIT

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK

Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK
18 Shtator, 2025

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi këtë të martë një takim...

Lexo më shumë

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…

Italia miraton ligjin për Inteligjencën Artificiale, 5 vite burg nëse…
18 Shtator, 2025

Italia është bërë vendi i parë i Bashkimit Europian që ka miratuar një ligj që rregullon përdorimin e inteligjencës artificiale....

Lexo më shumë

Trump: Kemi mosmarrëveshje me Starmer për njohjen e shtetit të Palestinës

Trump: Kemi mosmarrëveshje me Starmer për njohjen e shtetit të Palestinës
18 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është kundër me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mbi njohjen e...

Lexo më shumë

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë

Zelensky mesazh urimi për Ramën: Do të vijojmë dialogun për paqe në Europë
18 Shtator, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin “X” për mandatin e katërt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com