Vid është 34 vjeç dhe jeton në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh, i përbuzur nga familja dhe njerëzit që e rrethojnë.
Kjo vetëm sepse fatkeqësisht, ai ka një qese të stërfryrë në pjësën e përparme të kokës.
Ajo i ka mbuluar gjysmën e fytyrës teksa rritej dita ditës.
Historia e tij u pikas nga një çift australian që nisi një fushatë në rrjetet sociale për shërimin e tij, duke kërkuar një mjek kirurg, të gatshëm për ta operuar.