Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Imazhet satelitore, Rusia vazhdon të shtojë trupat ushtarake pranë Ukrainës

2021/12/24 at 7:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Imazhet satelitore, Rusia vazhdon të shtojë trupat ushtarake pranë Ukrainës

Imazhe satelitore të regjistruara nga një kompani private amerikane tregojnë se Rusia ka vazhduar javët e fundit të rrisë praninë e saj ushtarake në Krime, të cilën e aneksoi në vitin 2014, si dhe pranë Ukrainës. Ky zhvillim vjen ndërsa Moska vijon të rrisë trysninë ndaj Shteteve të Bashkuara për bisedime rreth atyre që i quan garanci për siguri.

Rusia kërkon nga NATO të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe garanci se aleanca ushtarake perëndimore, nuk do të vendosë pajisje ushtarake sulmuese në Ukrainë apo në vendet e tjera fqinje.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur imazhet e fundit të ofruara nga kompania ‘Maxar Technologies’ me bazë në Shtetet e Bashkura. Kremlini përsëriti të premten se gëzon të drejtën për të lëvizur forcat e veta në territorin rus, siç e sheh të arsyeshme dhe akuzoi vendet perëndimore për zhvillimin e manovrave ushtarake provokuese pranë kufijve rus.

Uashingtoni, Brukseli dhe Kievi kanë akuzuar Rusinë se që nga tetori vazhdon të dislokojë një numër të madh trupash pranë kufirit me Ukrainën, pas një rritjeje të pranisë së trupave ushtarake për një kohë të shkurtër në muajin prill, për të cilin kompania ‘Maxar’ publikoi gjithashtu imazhe satelitore. Presidenti Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë thonë se Moska duket se po planifikon mundësinë e një sulmi ndaj Ukrainës në muajin e ardhshëm, diçka që Rusia e ka hedhur poshtë vazhdimisht.

Imazhet e publikuara të enjten në mbrëmje tregonin një bazë në Krime, mbushur me qindra automjete të blinduara e tanke që nga 13 dhjetori. Një imazh satelitor ‘Maxar Technologies’, i së njëjtës bazë regjistruar në muajin tetor tregonte se ajo ishte gjysmë bosh.

I pyetur të premten në lidhje me rritjen e pranisë së trupave ruse pranë Ukrainës, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska po vepronte për të garantuar sigurinë e saj.

Presidenti Biden ka kërcënuar ndër të tjera me masa të forta ekonomike nëse Rusia sulmon Ukrainën. Sipas një zyrtari amerikan, sanksionet e reja mund të përfshijnë kontrolle të ashpra të eksporteve./ REL

Etiketa: rusiaUkrainës

Ju sugjerojmë

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
Rajoni

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

1 Tetor, 2025 9:41 am
Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
Bota

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

1 Tetor, 2025 9:06 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

1 Tetor, 2025 9:03 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Para
Kurti: Marrëveshja me Serbinë brenda mandatit të qeverisë sime

Kurti: Marrëveshja me Serbinë brenda mandatit të qeverisë sime

Banesa u përfshi nga zjarri, pronari me djegie në fytyrë: Çdo gjë u dogj

Banesa u përfshi nga zjarri, pronari me djegie në fytyrë: Çdo gjë u dogj

Arrestohet 65-vjeçari, tentoi t’i jepte djalit një celular në burgun e Beratit

Arrestohet 65-vjeçari, tentoi t’i jepte djalit një celular në burgun e Beratit

TE FUNDIT

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
1 Tetor, 2025

Në Greqi është në fuqi nga 2024 java me gjashtë ditë pune. Tani pritet të pasojë edhe rregullorja për ditën...

Lexo më shumë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
1 Tetor, 2025

Për herë të parë në shtatë vite, qeveria federale e SHBA është futur zyrtarisht në një mbyllje administrative, pas dështimit...

Lexo më shumë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
1 Tetor, 2025

Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Shefi i Krimeve në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
1 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com