Vetëvrasja sipas versionit zyrtar të kohës apo vrasja e dyshuar e kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë, Mehmet Shehut, më 18 dhjetor të vitit 1981, vazhdon të mbetet një nga pikëpyetjet më të mëdha në historinë moderne të Shqipërisë.
Së fundmi gazetari dhe studiuesi Dashnor Kaloçi ka risjellë edhe njëherë në vëmendje fotot nga momenti I gjetjes së trupit të pajetë të Mehmet Shehut, të gjakosur në shtrat.
Fotot jane sjelle nga gazetari Dashnor Kaloçi për gazetën TemA dhe janë pjesë e një shkrimi dhe një letre që Enver Hoxha iu drejtonte hetuesve, se çfarë duhet të pyesnin ata gruan e Mehmet Shehut, Fiqireten.